LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shkatërron Osasunan dhe i dërgon mesazh Real Madridit para El Clasicos

Barcelona shkatërron Osasunan dhe i dërgon mesazh Real Madridit para El Clasicos
Foto: FC Barcelona/Twitter

Barcelona po vazhdon me ecuri pozitive, pasi ka shënuar një tjetër fitore bindëse, atë 4-0 ndaj Osasunas në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Pas vetëm 14 minutash lojë, katalunasit kaluan në epërsi me anë të Ferran Torres që shënoi nga penalltia.


Ferran (21’) ishte edhe një herë në listën e realizatorëve, duke shënuar për 2-0 me një asistim të Ousmane Dembeles.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, radha për të shënuar i erdhi edhe Pierre-Emerick Aubameyangut, që përfitoi nga një asistim i Dembeles.

Në 45 minutat e dytë, Barcelon dukej më e relaksuar dhe ia doli të shënonte edhe një herë tjetër.

Ishte minuta e 74-të e takimit, kur Riqui Puig shënoi për 4-0, duke e vulosur rezultatin e kësaj mbrëmje.

Pas javës se 28-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të zhvillohet El Clasico, me Real Madridin që është lider me 63 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori