Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sonte se disa në Perëndim dëshirojnë që katër vendet e BE-së, anëtare të NATO-s, ta njohin Kosovën, në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në NATO, e këtë e ka konfirmuar edhe ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea.
Vuçiq ka deklaruar kështu në televizonin Pink kur është pyetur se si e komenton faktin se Jamie Shea ka thënë se nevojitet që vetëm edhe katër vende të NATO-s të pajtohen dhe Kosova të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike.
Vuçiq tha se këto katër shtete janë Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Greqia, por se nuk mendon se kjo është diçka reale për momentin.
“Kjo është ideja e tyre, ata duan ta shtyjnë atë ide, por nuk mendoj se është reale tani, ata nuk kanë nevojë për Serbinë si kundërshtar, sepse nuk kanë nevojë për ndonjë problem tjetër diku. Por, kjo ide ekziston. Nuk e kam shpikur unë historinë e NATO-s dhe Kosovës – 50 herë i kam kaluar të gjitha letrat që i marr nga shërbimet”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Vuçiq shtoi se, “megjithatë ata nuk e kuptojnë se amerikanët nuk janë krejtësisht për këtë, as evropianët nuk mund të jenë për këtë, sepse ata e perceptojnë NATO-n si një aleancë të mbrojtjes dhe sigurisë dhe jo si diçka për presion politik”.
“Nuk jam i sigurt se do ta marrin atë vendim”, ka shtuar Vuçiq dhe ka theksuar se Shea ka treguar edhe në të kaluarën se çfarë mendon dhe dëshiron për Serbinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës