LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp pajtohet me vendimin për të vendosur sanksione ndaj Roman Abramovich dhe Chelseat

Jurgen Klopp pajtohet me vendimin për të vendosur sanksione ndaj Roman Abramovich dhe Chelseat

Jurgen Klopp beson se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte të drejtë që vendosi sanksione ndaj pronarit të Chelseat, Roman Abramovich .

Miliarderi rus njoftoi vendimin e tij për të shitur klubin javën e kaluar, por çdo shitje e mundshme është në pritje për momentin.

Pasuritë e Abramovich janë ngrirë dhe Chelsea po operon nën një licencë të veçantë qeveritare për momentin.


Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin
Lexo po ashtu Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin

Trajneri i Liverpoolit, Klopp, u pyet për sanksionet përpara përballjes së skuadrës së tij me Brighton dhe ai pranoi se i vjen keq për menaxherin kundërshtar Thomas Tuchel.

Ai gjithashtu shprehu trishtimin e tij për stafin e klubit, por u pajtua me sanksionet e vendosura ndaj Abramovich.

“Thomas dhe unë e njohim njëri-tjetrin, por nuk jemi aq të afërt. Ne bisedojmë rreth ndeshjeve, jo në momente të tjera”, ka thënë fillimisht Klopp për Telegraph.

“Unë ndjej për të dhe lojtarët sepse nuk është diçka për të cilën ata janë përgjegjës, çfarë ndodh përreth. Është një njeri që është përgjegjës për këtë dhe ai është Vladimir Putin, në radhë të parë”.

Nga Mendy te Kante dhe Broja – formacioni i mundshëm i Chelseat në sezonin e ardhshëm nëse mbeten sanksionet ndaj klubit
Lexo po ashtu Nga Mendy te Kante dhe Broja – formacioni i mundshëm i Chelseat në sezonin e ardhshëm nëse mbeten sanksionet ndaj klubit

“Nuk e di për rolin e Roman Abramovich në të gjitha këto gjëra, por me kalimin e viteve mund të mendoni se ndoshta ai është shumë i afërt me Putinin dhe më pas mendoj se qeveria britanike ka të drejtë, për të qenë 100 për qind i sinqertë”.

“Por, ende nuk është mirë për të gjithë njerëzit në Chelsea dhe të gjithë mbështetësit, e kuptoj këtë, por mendoj se qeveria ka të drejtë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Serie A
Barcelona ka 'arritur marrëveshje' për huazimin e Marcus Rashfordit, një problem mbetet për afrimin e anglezit

Barcelona ka 'arritur marrëveshje' për huazimin e Marcus Rashfordit, një problem mbetet për afrimin e anglezit

La Liga
Petit sfidon shanset, këmbëngul se Arsenali mund të fitojë titullin e Ligës Premier

Petit sfidon shanset, këmbëngul se Arsenali mund të fitojë titullin e Ligës Premier

Premier League
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

La Liga
Ish ylli i Juventusit nuk njihet shkaku i operacionit plastik

Ish ylli i Juventusit nuk njihet shkaku i operacionit plastik

Ligat tjera
Kalo në kategori