LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me Erdogan dhe Stoltenberg në Forumin Diplomatik në Turqi

Osmani takohet me Erdogan dhe Stoltenberg në Forumin Diplomatik në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.

Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidentja Osmani po ashtu gjatë ceremonisë ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg.


Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë
Lexo po ashtu Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domsdoshmërinë  e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo.

Ndryshe, në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrëse në këtë Forum.

Osmani dhe Gërvalla do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.

Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.

Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. /Telegrafi/