LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vjen me deklaratë zyrtare pasi Mbretëria e Bashkuar i vuri sanksione dhe ia ngriu pasurinë pronarit Roman Abramovich

Chelsea vjen me deklaratë zyrtare pasi Mbretëria e Bashkuar i vuri sanksione dhe ia ngriu pasurinë pronarit Roman Abramovich

Klubi anglez, Chelsea ka ardhur me një deklaratë zyrtare pas lajmit të sotëm (e enjte) se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, duke ia ngrirë pasurinë.

Miliarderi Abramovich është njëri nga shtatë oligarkët rusë, pasuritë e të cilëve janë ngrirë nga autoritetet shtetërore britanike.

Në një dokument të Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar të postuar në internet, Abramovich përshkruhet si një “oligark pro-Kremlinit” që ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.


Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin
Lexo po ashtu Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin

Kjo ka bërë që tifozët e Bluve të jenë të turbullt në lidhje me klubin e tyre të zemrës dhe vetëm disa orë më vonë drejtuesit e Chelseat kanë ardhur me një deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën.

“Klubi i futbollit Chelsea është informuar se pronari i tyre Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Në bazë të pronësisë së tij 100 për qind të Chelsea FC dhe subjekteve të lidhura me to, Chelsea FC normalisht do t’i nënshtrohej të njëjtit regjim sanksionesh si z. Abramovich. Megjithatë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një licencë të përgjithshme që lejon Chelsea FC të vazhdojë aktivitete të caktuara”.

“Ne do të përmbushim sot ndeshjet e ekipit tonë për meshkuj dhe femra kundër Norëich dhe Ëest Ham, dhe synojmë të përfshihemi në diskutime me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me fushëveprimin e licencës. Kjo do të përfshijë kërkimin e lejes për ndryshimin e licencës në mënyrë që të lejohet klubi të funksionojë sa më normalisht të jetë e mundur”.

“Ne do të kërkojmë gjithashtu udhëzime nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për ndikimin e këtyre masave në Fondacionin Chelsea dhe punën e tij të rëndësishme në komunitetet tona”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

La Liga
Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Premier League

"E shoh veten këtu", Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës

La Liga
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
Kalo në kategori