LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e Kievit thonë se ka luftime të ashpra në shumë drejtime rreth kryeqytetit ukrainas

Zyrtarët e Kievit thonë se ka luftime të ashpra në shumë drejtime rreth kryeqytetit ukrainas

Administrata rajonale e Kievit thotë se ka disa rrugë të rrezikshme përtej kryeqytetit për shkak të luftimeve të ashpra, duke përfshirë autostradën kryesore në perëndim për në Zhytomyr dhe qytetin e Makariv, i cili është në atë rrugë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ajo tha gjithashtu se zonat në veri mbeten ndër më të rrezikshmet, duke përfshirë periferitë e Bucha, Irpin dhe Hostomel, si dhe rrethin e Vyshorod më në veri nga kryeqyteti.

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Administrata theksoi se ka luftime të reja në vendbanimet rreth Brovary, i cili është përtej lumit Dnieper, në lindje të kryeqytetit.


“Evakuimi përmes korridoreve humanitare nga Bucha, Irpin, Hostomel dhe Borodianka është planifikuar sot”, tha administrata, pas suksesit të kufizuar në evakuimin e civilëve nga ato zona të mërkurën.

Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?
Lexo po ashtu Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?

Ndaras, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në televizionin ukrainas se “qëllimi kryesor i rusëve është të marrin Kievin”.

“Detyra e tyre që nga dita e parë e luftës është të rrethojnë Kievin dhe më pas të vazhdojnë të sulmojnë, të rrëzojnë qeverinë”, tha ai.

“Planet e tyre nuk po realizohen, falë djemve tanë që janë tani në Bucha, Vorzel, Irpin, Hostomel, ku po zhvillohen luftime të ashpra. Djemtë tanë po prishin të gjitha planet (e rusëve) për të rrethuar Kievin”, tha Klitschko.

Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë
Lexo po ashtu Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë

Ai foli gjithashtu për refugjatët që largohen nga kryeqyteti.

“Çdo i dyti banor i Kievit është larguar nga qyteti, ka pak më pak se dy milionë banorë tani në Kiev”, tha ai, duke shtuar, “tani Kievi është bërë një kështjellë, çdo rrugë dhe çdo ndërtesë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori