LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Jam i gatshëm për kompromise, por ato nuk duhet të jenë të njëanshme

Zelensky: Jam i gatshëm për kompromise, por ato nuk duhet të jenë të njëanshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Bild, ku ka folur rreth agresionit rus në Ukrainë.

I pari i shtetit të Ukrainës është pyetur se nëse është i gatshëm për të bërë kompromise me rusët duke përfshirë njohjen e pavarësisë së Donbasit dhe të lejojë që Krimea t’i bashkohet Rusisë.

Zelnsky: Ukraina nuk insiston më për anëtarësimin në NATO
Lexo po ashtu Zelnsky: Ukraina nuk insiston më për anëtarësimin në NATO

“Këtu pyetja nuk është se çfarë mund të jap. Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Dhe unë jam gjithashtu i gatshëm të ndërmarr disa hapa”, tha fillimisht Zelensky.


“Mund të bëhen kompromise, por nuk mund ta tradhtojë vendin tim. Edhe pala tjetër gjithashtu duhet të jetë e gatshme të bëjë kompromise – prandaj quhen kompromise. Vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë. Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, ka pohuar ndër të tjerash 44-vjeçari.

Kjo është oferta e supozuar e Putinit për Zelenskyn
Lexo po ashtu Kjo është oferta e supozuar e Putinit për Zelenskyn

Ai gjithashtu ka thënë se nuk e dënon vendimin e Gjermanisë për mos bojkotimin e gazit dhe naftës që vjen prej Rusisë dhe se ka respekt për vendimet e sjella nga qeveria e kancelarit, Olaf Scholz.

Zelensky pohoi se fëmijët i kanë kërkuar që të qëndroj në Ukrainë, “Por ata nuk duhet ta humbin kohën e mrekullueshme të fëmijërisë së tyre duke u përpjekur të bindin babanë të largohet nga vendi i tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori