Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nuk po bën më presion për anëtarësimin në NATO, një çështje delikate që ishte një nga arsyet e deklaruara të Rusisë për pushtimin e fqinjit të saj properëndimor.
Në një lëvizje tjetër të dukshme që synon qetësimin e Moskës, Zelensky tha se është i hapur për “kompromis” për statusin e dy territoreve pro-ruse të shkëputura që presidenti rus, Vladimir Putin i njohu si të pavarura pak para se të niste agresionin më 24 shkurt.
“Jam qetësuar në lidhje me këtë pyetje shumë kohë më parë, pasi kemi kuptuar se… NATO nuk është e përgatitur të pranojë Ukrainën”, tha Zelensky në një intervistë të transmetuar të hënën mbrëma në ABC News.
“Aleanca ka frikë nga gjërat e diskutueshme dhe nga konfrontimi me Rusinë”, shtoi presidenti, transmeton Telegrafi.
Duke iu referuar anëtarësimit në NATO, Zelensky tha se nuk dëshiron të jetë president i një “vendi që po lyp duke u ulur në gjunjë”.
Rusia ka thënë se nuk dëshiron që Ukraina fqinje të anëtarësohet në NATO, aleanca transatlantike e krijuar në fillim të Luftës së Ftohtë për të mbrojtur Evropën nga Bashkimi Sovjetik.
Në vitet e fundit, aleanca është zgjeruar gjithnjë e më shumë në lindje për të marrë vendet e ish-bllokut sovjetik, duke zemëruar Kremlinin, citon france24.
Pak para se të trondiste botën duke urdhëruar pushtimin e Ukrainës, Putin njohu si të pavarura dy “republika” separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore – Donetsk dhe Lugansk – që kanë qenë në luftë me Kievin që nga viti 2014.
Putini tani dëshiron që edhe Ukraina t’i njohë ato si sovrane dhe të pavarura. Kur ABC e pyeti për këtë kërkesë ruse, Zelensky tha se ishte i hapur për dialog.
Ai tha se këto dy rajone “nuk janë njohur nga askush përveç Rusisë, këtyre pseudo republikave. Por ne mund të diskutojmë dhe të gjejmë kompromisin se si do të mbijetojnë këto territore”.
“Ajo që është e rëndësishme për mua është se si do të jetojnë njerëzit në ato territore që duan të jenë pjesë e Ukrainës, të cilët në Ukrainë do të thonë se duan t’i kenë ata”, tha Zelensky.
“Pra, pyetja është më e vështirë sesa thjesht t’i pranosh ato”, tha presidenti.
“Ky është një ultimatum tjetër dhe ne nuk jemi të përgatitur për ultimatume. Ajo që duhet bërë është që presidenti Putin të fillojë të flasë, të fillojë dialogun në vend që të jetojë në flluskën e informacionit pa oksigjen”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A