LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nga e enjtja nuk do të ketë eksport të miellit, grurit, misrit dhe vajit

Vuçiq: Nga e enjtja nuk do të ketë eksport të miellit, grurit, misrit dhe vajit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se mbështet vendimin e Qeverisë që shteti të heqë dorë nga të hyrat doganore për import eventual të naftës nga vendet e treta.

Ai tha gjithashtu se të enjten nuk do të ketë eksport të miellit, grurit, misrit dhe vajit për në vendet e tjera.

“Ne kemi marrë një vendim konkret dhe ky është një plotësim-vendim dhe uljes së detyrimeve doganore në vitin 2022. Kjo do të zbatohet për naftën nga vendet e treta, nëse ne importojmë. Çmimi i Eurodieselit ka arritur në 1.52 euro, ndërsa nesër do të jetë 1.63 euro”, tha ai.


“Ne kemi marrë një vendim shtesë, që shteti të paguajë 20 për qind të akcizës totale për të stabilizuar çmimet dhe për të mos shkuar në inflacion shumë të lartë”, tha Vuçiq për televizionin b92.

Ai gjithashtu theksoi se dyshon në përfundimin e afërt të ofensivës ruse dhe shtoi se pritet një vendim i Bashkimit Evropian lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

“Shpresoj në përfundimin e negociatave mes rusëve dhe ukrainasve, por nuk besoj në këtë. Pres vazhdimin e padyshimtë të ofensivës ruse, e cila do të jetë më e fortë. Dua të them se mund të pres që tensionet dhe situata të qetësohet, por nuk e pres këtë. Ajo që është e rëndësishme për ne është të analizojmë se çfarë ka ndodhur dje dhe sot dhe çfarë do të ndodhë nesër. Pati trazira të tmerrshme, presidenti amerikan, Joe Biden vendosi të pezullojë importin e naftës, gazit dhe qymyrit në territorin e Shteteve të Bashkuara, por ata mund ta përballojnë lehtësisht këtë. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur për naftën, por jo për gazin dhe qymyrin. Ajo që presim nesër është një vendim i Bashkimit Evropian. Nëse BE-ja ndalon importin e energjisë nga Rusia, ne nuk kemi ku ta marrim atë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se tani jemi “në krizën më të madhe që nga viti 1945”. Vuçiq tha se nga e enjtja nuk do të ketë eksport të miellit, grurit dhe misrit dhe vajit, “Në dy ditët e mëparshme, eksporti i grurit dhe miellit u rrit shumë”. /Telegrafi/