LAJMI I FUNDIT:

Mbappe pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen ndaj Realit

Mbappe pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen ndaj Realit
(Foto: Screenshot/Twitter/Paris Saint-Germain)

Kylian Mbappe ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor se mund të jetë në dispozicion në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit që zhvillohet nesër (e mërkurë).

Anësori francez pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve të hënën duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në sfidën kthyese të të tetës së finales.


Ishte pikërisht Mbappe njeriu që e vendosi takimin e parë me një gol të vonshëm në Parc des Princes, ashtu që trajneri Mauricio Pochettino dëshiron ta ketë në skuadër.

Ai nuk luajti në sfidën e fundjavës kundër Nice si pasojë e suspendimit dhe pësoi një lëndim të hënën në stërvitje.

Mbappe lëndohet në stërvitje, në dyshim për Realin
Lexo po ashtu Mbappe lëndohet në stërvitje, në dyshim për Realin

PSG ka lëshuar një komunikatë për shtyp gjatë ditës së sotme (e martë), ku thuhet se ekzaminimet e fundit mjekësore kanë qenë qetësuese dhe Mbappe do të ekzaminohet edhe një herë para fillimit të ndeshjes.

Me gjithë përpjekjet, Sergio Ramos nuk është në dispozicion, mirëpo do të udhëtojë me bashkëlojtarët për takimin me ish-skuadrën e tij, ndërsa Ander Herrera vuan nga konjunktiviti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori