LAJMI I FUNDIT:

Coinbase bllokon mbi 25 mijë llogari të kriptovalutave të lidhura me Rusinë

Coinbase bllokon mbi 25 mijë llogari të kriptovalutave të lidhura me Rusinë

Coinbase, një nga platformat më të njohura për shkëmbimin e kriptovalutave, njofton se ka bllokuar qasjen e më shumë se 25 mijë llogarive të lidhura me individë dhe subjekteve ruse.

Ky bllokim i bashkëngjitet sanksioneve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Singapori, Kanadaja dhe Japonia.

“Coinbase ka bllokuar mbi 25 mijë adresa të lidhura me individë ose subjekte ruse që besojmë se janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme, shumë prej të cilave i kemi identifikuar përmes hetimeve tona proaktive”, tha shefi ligjor i kompanisë Paul Grewal, përcjell Telegrafi.


Ky veprim pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov u kishte kërkuar të gjitha platformave të kriptovalutave që të bllokojnë adresat Blockchain të përdorura nga rusët për të rritur presionin dhe për t’i detyruar ata të ndërmarrin veprime kundër luftës së vazhdueshme të qeverisë së tyre në Ukrainë.

“Është thelbësore të ngrihen jo vetëm adresat e lidhura me politikanët rusë dhe bjellorusë, por edhe të sabotohen përdoruesit e zakonshëm”, pati kërkuar Fedorov. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori