LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti i Arsenal thotë se sportistët rusë nuk reagojnë ndaj luftës sepse e mbështesin atë

Ish-futbollisti i Arsenal thotë se sportistët rusë nuk reagojnë ndaj luftës sepse e mbështesin atë

Ukraina vazhdon të jetë nën kërcënimin e Rusisë që po bën gjithçka për të marrë kontrollin e plotë të territorit ukrainas.

Të gjendur para kësaj situate, shumë ukrainas të cilët nuk kanë pasur asnjëherë të bëjnë me armët dhe luftën, kanë vendosur të qëndrojnë dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre duke dalë në vijën e parë të frontit.

Një nga ata është edhe ish-futbollisti i Arsenal, Oleg Luzhny. Fituesi i Ligës Premier me topçinjtë thekson se situata është shumë e tensionuar ndërsa shton se atletët rus nuk reagojnë ashpër ndaj politikave të vendit të tyre pasi në heshtje ata e mbështesin luftën.


“Situata është shumë e tensionuar, sirenat bien tre apo katër herë në ditë, madje edhe gjatë natës”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Njerëzve iu duhet të vrapojnë në vende të sigurta, këtë e bëjnë edhe nëna me fëmijë të vegjël të cilët nuk kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë të tmerruar teksa kalojnë në qytete të shkatërruara nga bombat, njerëzit tashmë nuk kanë mundësi të përdorin gazin, nuk kanë energji, ujë dhe ushqim.

“Unë mbështes të gjitha sanksionet që i janë vendosur Rusisë, edhe në fushën e sportit. Edhe sportistët janë pjesë e një kombi dhe kur një vend zgjedh një president, atëherë qytetarët mbajnë përgjegjësi për sjelljen e këtij presidenti”.

“Nëse qëndrojnë në heshtje do të thotë se e mbështesin atë çfarë po ndodh, pra pushtimin e një vendi paqësor”, ka shtuar më tej Luzhny. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Liga e Kampionëve
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Kalo në kategori