LAJMI I FUNDIT:

‘Më mirë fitore, sesa lojë të bukur’ – tifozët e Juventusit të ndarë sa i përket stilit të lojës së Allegrit

‘Më mirë fitore, sesa lojë të bukur’ – tifozët e Juventusit të ndarë sa i përket stilit të lojës së Allegrit
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi i Massimiliano Allegri e ka zgjatur numrin e ndeshjeve pa humbje dhe e ka përforcuar pozitën e katërt në tabelën e Serie A ( me gjashtë pikë përpara Romës dhe Atalantas).

Mirëpo, stili i lojës së tij vazhdon t’i ndajë tifozët e Zonjës së Vjetër lidhur me pëlqimin apo mospëlqimin e tij.

Bianconerët e filluan keq sezonin 2021/2022 duke grumbulluar vetëm dy pikë në katër ndeshjet hapëse, mirëpo Allegri arriti ta rikthejë ADN-në e skuadrës dhe tashmë madje ka arritur ta përfshijë Juven në garën për titull (me shtatë pikë prapa liderit Milan).


Loja e strategut italian është shumë praktike, e bazuar në qëndrueshmërinë ne mbrojtje. Bardhezinjtë të dielën regjistruan fitore minimale (1-0) ndaj Spezias duke e ngritur në 14 numrin e ndeshjeve pa humbje në Serie A.

(Foto: JuventusFC)

Mirëpo, njësoj sikurse në qëndrimin e tij të parë, Allegri është duke u kritikuar një një pjesë e tifozëve të klubit lidhur me stilin defensiv të lojës.

Allegri i kënaqur me Moratan pas fitores ndaj Spezias
Lexo po ashtu Allegri i kënaqur me Moratan pas fitores ndaj Spezias

Kur barazoi ndaj Villarrealit (1-1) në Ligën e Kampionëve, trajneri reagoi ndaj kritikave duke thënë se më shumë preferon të fitojë sesa të zhvillojë lojë të bukur. “Do të preferoja ta shoh një Juventus që fiton, e më pak të bukur. Është çështje shije”.

Debati ka vazhduar edhe pas fitores ndaj Spezias, pasi një grup i tifozëve e kanë vërejtur Allegrin duke iu thënë futbollistëve që ta qarkullonin topin dhe të kishin durim derisa të gjenin një hapësirë në mbrojtjen e kundërshtarit.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Sipas kësaj pale të tifozëve, ideja e trajnerit për futbollin nuk është që të bëjë lojë të bukur dhe ta sulmojë ekipin kundërshtar, por të presë gjatë gjithë kohës derisa skuadra tjetër të bëjë një lëshim dhe të krijojë hapësirë.

Juventusi e shkarkoi 54-vjeçarin në vitin 2019 duke e angazhuar Maurizio Sarrin, i cili pritej t’i jepte Zonjës së Vjetër një stil më spektakolar të lojës. Mirëpo, me të dhe pasuesin e tij, Andrea Pirlo, Juventusi shkoi duke rënë nga forma dhe niveli, në të cilin e kishte ngritur Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori