LAJMI I FUNDIT:

Fabinho tregon se çfarë duhet të shmang Liverpooli në ndeshjen e dytë me Interin

Fabinho tregon se çfarë duhet të shmang Liverpooli në ndeshjen e dytë me Interin

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho beson se Interi ka qenë skuadra më e mirë në Itali në dy ose tre vitet e fundit dhe pranon se Nerazzurrët luajtën futboll më të mirë se Reds në ndeshjen e parë në Stadio Meazza tre javë më parë.

Kampionët e Serisë A vizitojnë Liverpoolin në Anfield Road nesër (e martë) mbrëma dhe do të kërkojnë të përmbysin rezultatin pas humbjes 2-0 në Milano në shkurt. Djemtë e Simone Inzaghit iu rikthyen fitoreve në Serie A të premten duke mundur 5-0 Salernitana të vendit të fundit. Ata nuk kishin shënuar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe kishin mbledhur vetëm dy pikë në katër ndeshjet e mëparshme të Serisë A.

Ata janë në vendin e dytë në tabelën e Serisë A, dy pikë më pak se lideri Milani, por me një lojë më pak.


"Plani nuk ka ndryshuar" - Klopp konfirmon se do të largohet nga Liverpooli
Lexo po ashtu "Plani nuk ka ndryshuar" - Klopp konfirmon se do të largohet nga Liverpooli

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, Jurgen Klopp tha se Nerazzurrët nuk do të shkonin në Liverpool si turistë, duke paralajmëruar lojtarët e tij për cilësitë e lojtarëve të Simone Inzaghit. Në të njëjtën kohë, Fabinho duket se është gjithashtu i vetëdijshëm për pikat e forta të Interit.

“Për mua, ata janë skuadra më e mirë italiane në dy ose tre vitet e fundit”, shtoi mesfushori.

“Ata luajnë futboll vërtet të mirë. Në pjesën e parë të ndeshjes së parë, ata luajtën më mirë, por ne ishim më të gatshëm para portës. Një ekip i madh duhet të fitojë ndeshje të tilla, të realizojë shanset që keni”.

“Duhet të sigurohemi që të mos u japim asnjë besim dhe të përpiqemi ta vrasim lojën sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shtuar më tej Fabinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Kalo në kategori