Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka sinjale konkrete për ndonjë sulm të mundshëm ushtarak në Kosovë.
Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos ndjenjë panik.
“Ndikimi rus në rajon është i madh dhe i rrezikshëm, dhe ai organizohet përmes Serbisë. Ne vazhdojmë të ndërgjegjësojmë partnerët dhe aleatët tanë se nuk kemi sinjale konkrete për ndonjë sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur sepse asnjëherë nuk mund të dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë që gjendja në rajonin tonë të vëzhgohen me kujdes të jashtëzakonshëm në mënyrë që të mos vihemi para fakteve të kryera që mund të na qonin në probleme serioze. Në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjej panik, sepse nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi në prag të një konflikti të armatosur me askënd”, tha Gërvalla, shkruan Telegrafi.
Gërvalla bëri të ditur se kanë kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore.
“Në bazë të marrëveshjes së Kumanovës një gjë e tillë nuk është kompetencë e Kosovës por e komandantit të KFOR-it dhe na është thënë që KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe përfaqësuesit e SHBA se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht dhe presim rezultate ditëve në vijim”, tha Gërvalla.
Ministrja më tej shtoi se si Qeveri e Kosovës janë duke bërë përpjekjet për të ndihmuar në çfarëdo forme shtetin e Ukrainës dhe popullin e saj.
Ajo përmendi edhe gatishmërinë që kanë treguar si Qeveri që të pranojnë 20 gazetarë ukrainas dhe familjet e tyre në Kosovë.
“Jemi shumë të ndërgjegjshëm që kontributi ynë është modest. Në bashkëpunim me shoqatat e gazetarëve ndërkombëtare dhe vendore kemi treguar gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë ukrainas së bashku me familjet e tyre, që përveç strehimit tu krijojmë edhe kushte për të ushtruar profesionin e tyre. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që krahas betejës ushtarake shumë e madhe është edhe beteja informative, e ajo bëhet kryesisht përmes lajmeve të rreme ku Rusia është kampion”, tha Gërvalla gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Ministrja e MPJD-së theksoi se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të paraqes kërkesën për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina.
“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të dorëzoj kërkesën për marrjen e masave konkrete që të ofrohet ambienti i përshtatshëm dhe të shikojmë mundësitë për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Qeveria do të ndaj një fond të caktuar për t’ju bashkangjitur ndihmave humanitare ku janë përfshirë e gjithë bota. Do të zgjedhim një shoqatë humanitare vendore që me produkte vendore do të ndihmojë të zbusë krizën humanitare në Ukrainë”, tha Gërvalla.
Gërvalla gjithashtu theksoi se do të pezullojnë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës.
“Pra qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë do të detyrohen të lajmërohen të organet kompetente për të marrë një leje qëndrimi. Kemi disa ushtarë ukrainas që dëshirojnë ti sjellin familjet e tyre ata janë në kuadër të KFOR-it dhe këtë jemi duke e shqyrtuar”, tha Gërvalla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë
Zhvatja përmes kredive, zbardhet rregullorja e re për institucionet jobankare në Shqipëri
Të punësuarit në ASHAM sërish e aktivizojnë grevën e vitit të kaluar
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it
Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari
MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje
Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit