Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se derisa Serbia nuk pranon të nënshkruajë deklaratë mos-sulmimi e paqeje me Kosovën, dhe nuk distancohet nga agresioni rus për pushtimin e Ukrainës, dhe në të njëjtën kohë nuk i bashkohet demokracive të tjera në sanksionimin e Rusisë, ajo përbën kërcënim direkt për rajonin, për paqen dhe sigurinë tonë afatgjate e të përbashkët.
Ai këto komente i bëri sot në mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ku është përkujtuar 24-vjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Kurti, i cili njëherësh është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kujtuar në fillim të fjalës së tij muajin mars si muaj të lavdishëm të historisë e të çlirimit tonë.
“Sot është 5 marsi dhe në dy ditët në vijim po ashtu do shënohen ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Populli ynë ndër shekuj ka pasë lëvizje çlirimtare, e tillë ishte edhe UÇK-ja që kulmoi me heroizmin e pashembullt të Familjes Jashari”, tha Kurti.
“Këto ditë i kujtojmë për të mos harruar kurrë barbarinë e okupatorit serb mbi popullin e Kosovës dhe heroizmin e shqiptarëve për të rezistuar dhe luftuar për mbrojtjen e atdheut. Më shumë se kujtdo tjetër, lirinë që gëzojmë sot ua kemi borxh dëshmorëve të luftës. I përjetshëm qoftë kujtimi ynë për ta dhe e përhershme qoftë puna jonë në realizimin e amanetit të tyre”, tha Kurti.
Siç njofton LVV, Kurti ka folur edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, pozitën në të cilën gjendet Republika e Kosovës, dhe për pozicionimin e vendit tonë krahas shteteve aleate duke dënuar agresionin dhe duke vënë sanksione ndaj Rusisë.
“Dënojmë ashpër edhe mos-dënimin e agresionit rus dhe mos vënien e sanksioneve nga Serbia e cila kësisoj po i bashkangjitet Bjellorusisë. Nëse deri dje, disa besonin se duke i ledhatuar autokratët zbuten ca e ndoshta bëhen demokratë, tashmë duhet ta kenë marrë mësimin. Derisa Serbia nuk pranon të nënshkruaj deklaratë mos-sulmimi e paqeje me Kosovën, dhe nuk distancohet nga agresioni rus për pushtimin e Ukrainës, dhe në të njëjtën kohë nuk i bashkohet demokracive të tjera në sanksionimin e Rusisë, ajo përbën kërcënim direkt për rajonin, për paqen dhe sigurinë tonë afatgjate e të përbashkët”, shtoi Kurti, transmeton Telegrafi.
Sa i përket çështjeve organizative, Kurti i njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që në përputhje me vendimin paraprak të organit më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje shumë shpejt do të futemi në zgjedhjet e brendshme dhe në këtë drejtim në secilën qendër të Kosovës tashmë janë caktuar koordinatorët e qendrave, ndërsa në mërgatë janë caktuar koordinatorë në 10 nga gjithsej 13 qendra.
Sipas njoftimit deri tani janë caktuar 22 grupe punuese dhe së shpejti do të plotësohen edhe grupet punuese të mbetura.
Këshilli i Përgjithshëm vazhdoi punimet duke diskutuar e votuar propozim-rregulloret për dy organet e reja të LV-së, si Gratë për Vetëvendosje dhe Rinia për Vetëvendosje, organe këto të cilat po ashtu do të jenë pjesë e zgjedhjeve të brendshme.
Në kuadër të kësaj mbledhje u raportua edhe mbi raportet e punës për vitin 2021, për sekretariatet e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj