LAJMI I FUNDIT:

Fabian Ruiz nuk dëshiron të transferohet te Arsenali

Fabian Ruiz nuk dëshiron të transferohet te Arsenali

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz thuhet se ka refuzuar një qasje nga Arsenali, pasi nuk dëshiron të transferohet te klubi anglez.

Topçinjtë janë lidhur me një rikthim të interesimit gjatë verës për të nënshkruar me reprezentuesin spanjoll si një zëvendësues potencial për Granit Xhakën.


Por, sipas gazetarit italian Raffaele Auriemma, Ruiz nuk është i etur për t’u bashkuar me Arsenalin, pasi ai pret oferta të tjera.

Barcelona dhe Real Madridi në ‘luftë’ për tre futbollistë
Lexo po ashtu Barcelona dhe Real Madridi në ‘luftë’ për tre futbollistë

“Besoj se Fabian Ruiz do të largohet nga Napoli në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Auriemma për Club Napoli Night.

“Ka pasur një propozim nga Arsenali. Por, e kuptoj që lojtari nuk dëshiron të bashkohet me Topçinjtë”.

Fabian Ruiz i hapur për t’u transferuar te Barcelona ose Real Madridi
Lexo po ashtu Fabian Ruiz i hapur për t’u transferuar te Barcelona ose Real Madridi

“Mesfushori është duke pritur për oferta të tjera, qofshin ato nga Paris Saint-Germain apo Real Madrid”, përfundoi gazetari italian.

Ndryshe, Ruiz gjatë kohëve të fundit është lidhur edhe me një transferim te Barcelona, por Real Madridi shihet si favorit. /Telegrafi/