Në Beograd sonte u mbajt një tubim i serbëve në mbështetje të popullit rus. Tubimi u organizua nga disa grupe serbe të krahut të djathtë. Ndërsa, ish ambasadori i Kosovës në Suedi dhe udhëheqësi i KIPRED-it, Lulzim Peci, thotë se prapa këtij tubimi qëndron vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa, shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, e ka quajtur të turpshëm tubimin në Beograd në mbështetje të Rusisë dhe krimeve të saj në Ukrainë
Tubimi u mbajt në afërsi të Presidencës së Serbisë, kurse pjesëmarrësit dhanë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar.
Ndërsa serbët e mbledhur protestues u shprehën kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe pro Vladimir Putinit, udhëheqësi i KIPRED-it Lulzim Peci thotë se prapa kësaj proteste qëndron vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Organizatori i protestës së sotme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin, biri i Alekasandar Vuçiqit. Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zavetnici”, e njohur si shume pro-ruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste. Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket pro-perëndimor krahas ultra-nacionalistëve pro-rusë”, ka shkruar Lulzim Peci në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Fotografi ku shihet Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçqi me organizatorët e tubimit të sotëm në përkrahje të agresionit rus në Ukrainë
Ndërsa, shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, e ka quajtur të turpshëm tubimin në Beograd në mbështetje të Rusisë dhe krimeve të saj në Ukrainë.
“Ndërsa në kryeqytetet evropiane, njerëzit po shprehin solidaritet me Ukrainën dhe vuajtjet e popullit të saj nga agresioni ushtarak i Rusisë, në kryeqytetin e Serbisë ka aktivitete në mbështetje të Rusisë dhe krimeve të saj në Ukrainë. E turpshme! #Serbia QëndronMePutinin #Ne QëndrojmëMeUkrainën”.
Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezheviq nga “Nardodna Patrola” (Patrulla Popullore) dhe Maden Obradoviq nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të tubimit të sotëm në Beograd.
Ata thanë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz do të dalin në rrugë se sonte.
Knezheviq tha se “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor dhe çdo serb është një vëlla rus.
“Pavarësisht se sa presion u bëmë nga sanksionet, në vitin 1992 dhe në 2022 nga Rusia, sado që ata të na sulmuan dhe të na ofruan dritë, është e gjitha një pikë në oqean për një shpirt slloven”, tha Knezheviq, duke shtuar se “nuk ka asnjë serb që do t’i vendosë sanksione Rusisë dhe Bjellorusisë.”
Në këtë tubim është madhëruar figura e Vladimir Putinit, janë valvitur flamujt rusë dhe është shkelur mbi flamurin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles