LAJMI I FUNDIT:

Klitschko viziton qytetarët e strehuar nëpër stacionet e metrosë së Kievit

Klitschko viziton qytetarët e strehuar nëpër stacionet e metrosë së Kievit

Një nga njerëzit më meritorë në rezistencë e paparë ukrainase kundër pushtimit rus, është ish-kampioni i peshave të rënda në boks Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të Kievit, Vitali.

Ai ka postuar një video ku shihet duke vizituar qytetarët, që janë strehuar nëpër stacionet e metrosë së kryeqytetit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Ish-boksieri shihet duke përqafuar një grua e cila nuk mund të ndalte lotët – derisa në disa pamje tjera shihet duke ia mbajtur qenin një gruaje tjetër.

Kujtojmë që Ukraina ka hyrë në javën e dytë që po ballafaqohet me agresionin rus, ku Kremlini nuk po kursen civilët gjatë granatimeve. /Telegrafi/