Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së Fatmir Limaj ka analizuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ai thotë se çfarë aleance ishte NATO dhe i janë dashur tri javë apo një muaj për të arritur deri në Bagdad, derisa sipas tij Rusia lehtë arriti në Kiev.
Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Putini si duket është keq informuar në lidhje me disponimin e popullit të Ukrainës.
“Ata kanë pritur se do të bëjnë një ekskursion sikurse në Krime gjatë vitit 2014, kur rusët invaduan pa asnjë rezistencë. Ata kanë menduar se edhe në pjesën tjetër të Ukrainës do të priten në heshtje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-komandanti i UÇK-së thotë se lufta në Ukrainë është ndryshe nga të gjitha luftërat tjera.
“Nuk besoj se ka ndonjë njeri normal që ka pritur se një territor i tillë si i Ukrainës të pushtohet për një javë ditë. Ne kemi parë se si janë futur forcat rusë në pikat kufitare. Mbetet për t’u parë nëse kjo është strategji i ushtrisë ukrainase apo dobësi e tyre. Në kushte normale do të ishte dashur të shohim që lufta të zhvillohej në kufi. Por forcat ruse me kolona po futen pa rezistencë në pika kufitare”.
Megjithatë ai thotë se është e palogjikshme mënyra se si lëvizë autokolona e ushtrisë ruse.
“Ata janë totalisht të ekspozuar dhe pa mbrojtje të këmbësorisë. Tashmë tanket nuk po lëvizin në pozicione ushtarake të shtrira, por po ecin rrugëve sikurse në shtëpi të vetë. Ekspozim më të mëdha se forcat ruse tashmë nuk ka”.
Limaj thotë se si duket Ukraina qëllimisht ka lënë ushtrinë ruse të futet brenda.
“Me logjikën ushtarake unë e di që janë tri objektiva: Qëllimi pse shkohet në luftë, minimizimi i humbjeve të ushtarëve dhe minimizimi i humbjeve të civilëve”.
Ish-komandanti i UÇK-së thotë se tanket ruse brenda blloqeve te banimit janë objektiv i lehtë për t’u gjuajtur nga këmbësoria.
Limaj thotë se për herë të parë, në një luftë të përmasave të tilla duket që ka më shumë ushtarë të vrarë se civilë.
Ai ka dyshime për rrjedhën e deritanishme të luftës.
“Njerëzit normal nuk kanë pritur 600 mijë km2 të pushtohen për një javë me 200 mijë ushtarë. Kjo është e pamundur. Kthehuni shihni sa ka zgjatur lufta në Irak. Çfarë aleance ishte NATO dhe i janë dashur tri javë apo një muaj për të arritur deri në Bagdad. Ukrainë është sa 20 iraka edhe për nga territori, e të mos flasim për nga fuqia ushtarake. Ushtarakisht për ta pushtuar atë territor duhen 3-4 milionë forca ushtarake. Unë pres që dita ditës të ashpërsohet lufta”, tha ndër të tjera Limaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje