Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e sheh emergjente nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas situatës së krijuar me sulmin ushtarak dhe pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, i cili jo vetëm që po shndërrohet në tragjedi për një vend evropian, por po ashtu po sulmon vlerat qytetëruese e demokratike të cilat ne, Kosova dhe populli i saj i ndan me demokracitë perëndimore.
“Përballë situatës së krijuar me sulmin ushtarak dhe pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, i cili jo vetëm që po shndërrohet në tragjedi për një vend evropian, por po ashtu po sulmon vlerat qytetëruese e demokratike të cilat ne, si popull dhe si shtet, i ndajmë me demokracitë perëndimore, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Republika e Kosovës të rrisë angazhimin për t’u afruar edhe më shumë me këto vlera dhe me institucionet e organizatat që kanë këto vlera në themelet e tyre”, tha ai.
Tutje, Krasniqi thotë se Qeveria duhet ta ndihmojë Ukrainën në këtë situatë.
“Në anën tjetër, përderisa dimensioni i agresionit rus ndaj Ukrainës po merr karakter të një krize humanitare, Partia Demokratike e Kosovës i kërkon qeverisë që të ndajë një shumë prej së paku 1 milion eurosh për popullin e Ukrainës, si një ndihmë solide në këtë kohë jashtëzakonisht të rëndë për ta dhe vendin e tyre.
Njëkohësisht, PDK i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa për të siguruar, në rast nevoje, strehimin e së paku 5000 qytetarëve ukrainas që janë shpërngulur dhunshëm nga agresioni rus”, thekson ai.
Krasniqi mes tjerash ka shkruar se, Republika e Kosovës është produkt i forcave qytetare liridashëse që e kupton shumë mirë domethënien e një agresioni të tillë ndaj lirisë dhe demokracisë.
“Prandaj, ky moment duhet të shërbejë për të avancuar vlerat tona të përbashkëta dhe konsolidimin tonë të mëtejmë në kuadër të strukturave demokratike evropiane dhe perëndimore”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, Rusia është duke vazhduar me sulme ndaj Rusisë tash e shtatë ditë, ku deri tani raportohet për qindra civilë të vrarë e po ashtu dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj