LAJMI I FUNDIT:

Sean Penn largohet nga Ukraina: E braktisëm veturën dhe ecëm në këmbë deri në kufirin me Poloninë

Sean Penn largohet nga Ukraina: E braktisëm veturën dhe ecëm në këmbë deri në kufirin me Poloninë
(Foto: Twitter/Sean Penn)

Aktori i famshëm hollivudian, Sean Penn, kishte udhëtuar në Kiev të Ukrainës para fillimit të sulmeve ruse, ndërsa tash – si shumë ukrainas – është detyruar të largohet nga ai vend.

Lidhur me largimin e tij, 61-vjeçari i ka njoftuar miqtë dhe fansat përmes Twitterit. Ai e ka publikuar edhe një fotografi, në të cilën shihet kolona e automjeteve.


“Unë dhe dy kolegë kemi ecur me kilometra deri në kufirin polak pasi e braktisëm veturën tonë në një anë të rrugës. Pothuajse të gjitha automjetet në këtë fotografi bartin vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë shenjë bagazhi, ndërsa automjeti është e vetmja pronë e tyre me vlerë”.

Miqtë e fituesit të çmimit Oscar e kanë përgëzuar për largimin e tij, si dhe e kanë mbështetur për ditët që i ka kaluar duke xhiruar një dokumentar për sulmet ruse në Ukrainë.

Sean Penn e quan luftën në Ukrainë një 'gabim brutal', teksa vazhdon filmimin e dokumentarit në vend
Lexo po ashtu Sean Penn e quan luftën në Ukrainë një 'gabim brutal', teksa vazhdon filmimin e dokumentarit në vend

“Është një gabim brutal i jetëve të marra dhe i zemrave të thyera, ndërsa nëse nuk tërhiqet, besoj se (Vladimir) Putini do të bëjë gabimin më të tmerrshëm për mbarë njerëzimin”, kishte thënë Penn më herët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Familja e Bianca Censorit ka frikë se Kanye West do ta tërheqë atë në filma për të rritur

Familja e Bianca Censorit ka frikë se Kanye West do ta tërheqë atë në filma për të rritur

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori