“I vetëm në Kiev”, brazilianët largohen nga Ukraina, por harrojnë në tualet shokun e tyre
Nuk kanë fund historitë nga Ukraina e cila për fat të keq është duke u përballur në një luftë me trupat ushtarake të Rusisë. Kaosi ka përfshirë qytete të rëndësishme në Ukrainë, ndërsa shumë njerëz po mundohen të largohen për t’i shpëtuar bombardimeve dhe rrezikut real për jetën.
Mes qytetarëve të cilët po lënë shtëpitë e tyre, janë edhe futbollistët e shumtë brazilianë të cilët bënin pjesë në kampionatin ukrainas. Shumë prej tyre pjesë e Shakthar Donetsk ishin grumbulluar në një hotel në Kiev në pritje të evakuimit, ndërsa me ta ishte bashkuar edhe një tjetër brazilian, lojtar i futsallit me skuadrën e Skyup Kiev, Jonatan Bruno Santiago, i njohur si Moreno.
30-vjeçari ishte me patriotët e tij në hotel ndërsa vendosi të bënte një dush. Por, teksa doli nga dhoma e tij kuptoi se ishte vetëm dhe se lojtarët e Shakthar e kishin harruar dhe ishin nisur pa të.
Ka qenë vetë Moreno që në një intervistë për O Globo tregoi ngjarjen absurde e cila na risjell në memorie filmin e famshëm “I vetëm në shtëpi”, me ndryshimin që në këtë rast titulli i përshtatshëm është “I vetëm në Kiev”.
“Ishim për drekë të gjithë në orën 13:30 dhe më pas shkuam në dhomat tona për të bërë një dush. Por, kur zbrita në hollin e hotelit rreth orës 16:30 kuptova se nuk kishte asnjë njeri tjetër. Isha unë, një futbollist dhe një tjetër brazilian, aty në hotel kishte qëndruar vetëm stafi teknik ndërsa pjesa tjetër ishte larguar”, ka thënë fillimisht ai.
“I dërgova një mesazh një prej lojtarëve që ishte nisur sepse aty në holl ishte edhe valixhja ime. Vetëm kur fola me të, ai e kuptoi se unë nuk isha pjesë e grupit që ishte larguar nga hoteli”.
“Ne kaluam të gjithë ditën së bashku dhe askush nuk bëri një telefonatë para se të largohej”, u shpreh Moreno.
Ky i fundit tashmë është në pritje të detajeve të fundit nga ana e ambasadës braziliane në Kiev për të nisur rrugën e rikthimit në vendlindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve
Fshiu të gjitha postimet nga profili i tij, mësohet qëndrimi i Liveproolit për Nunezin
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'