LAJMI I FUNDIT:

Nga një bunker i bodrumit të hotelit, te siguria në Bukuresht dhe nëpërmjet një udhëtimi 16 orësh me tren e autobus – si ia dolën yjet e Dynamos dhe Shakhtarit të largoheshin nga Ukraina

Nga një bunker i bodrumit të hotelit, te siguria në Bukuresht dhe nëpërmjet një udhëtimi 16 orësh me tren e autobus – si ia dolën yjet e Dynamos dhe Shakhtarit të largoheshin nga Ukraina

Futbollistët ndërkombëtarë të bllokuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, kanë dalë jashtë vendit në një lëvizje të dëshpëruar për të shpëtuar me familjet e tyre, pasi kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin ndërhyri personalisht.

Lojtarët, duke përfshirë anëtarët e Dynamo Kyiv dhe Shakhtar Donetsk, ishin strehuar në një hotel në kryeqytet, pasi Rusia sulmoi vendin.


Megjithatë, ndërsa ditët kaluan dhe situata në Ukrainë u bë më e tensionuar, u bë e qartë se ata duhej të largoheshin, por ata nuk mundën të dilnin dhe u detyruan të fshiheshin në bunkerin e bodrumit të hotelit.

Grupi, i cili kishte gjithsej 50 persona, duke përfshirë 14 lojtarë, publikoi një videoklip që tregonte situatën ku ata ishin të ngujuar me një thirrje të dëshpëruar për ndihmë nga qeveritë e tyre, ndërsa ushqimet dhe furnizimet mbaruan dhe ushtria ruse tashmë gjendje afër tyre.

Sulmuesi i Shakhtarit, Junior Moraes, dërgoi një mesazh duke thënë: “Situata është shqetësuese”.

Por dje, lojtarët, gratë dhe fëmijët përfunduan arratisjen e tyre, fillimisht me autobus dhe më pas me tren për në Rumani.

The group included players from Shakhtar Donetsk and Dynamo Kyiv, who were in a hotel in the Ukrainian capital after Russia invaded the country

“Sapo kam folur me Junior Moraes”, shkroi në Tëitter gazetari Arthur Quezada.

“Lojtarët dhe familjet arritën të dilnin nga Kievi. Ata janë në tren për në Chernivtsi dhe më pas në Rumani”.

Ka një grup lojtarësh brazilianë në skuadrën e Shakhtarit, duke përfshirë Moraes, i lindur në Brazil, por është një ukrainas, ndërsa sulmuesi Vitinho luan për Dynamo Kyiv.

David Neres, një reprezentues brazilian, sapo kishte përfunduar një transferim nga klubi holandez Ajax te Shakhtar muajin e kaluar.

Lojtarë të tjerë brazilianë në skuadrën e Shakhtarit janë mbrojtësit Dodo, Vitao, Marlon, Ismaily dhe Vinicius Tobias, dhe mesfushorët Maycon, Marcos Antonio, Tete, Alan Patrick, Pedrinho e Fernando.

Futbollistët janë në mesin e më shumë se 500,000 refugjatëve, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët po ikin nga Ukraina për në Perëndim, me disa fëmijë të ndarë apo edhe jetimë që nga fillimi i pushtimit.

The population of Kyiv has been sheltering underground while the Russians have attacked the capital

Maria Souza, gruaja e Marlon Santos të Shakhtar Donetsk, ngarkoi një video shqetësuese në Instagram të udhëtimit të saj të vështirë nga hoteli. Përmes lotëve, ajo tregoi se si po përpiqeshin të kapnin një nga tre trenat që shkonin në perëndim.

Shumica e lojtarëve morën të njëjtin tren të shtunën, duke i çuar në Chernivtsi në jugperëndim të Ukrainës. U deshën 16 orë. Më pas kaluan në Moldavi me autobus. Disa qëndruan në Moldavi dhe të tjerë morën një udhëtim shtatorësh me autobus për në kryeqytetin rumun Bukuresht, ku mbërritën të dielën dhe filluan të kërkonin fluturime për në Brazil. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori