Mirlind Daku ka shënuar golin e parë me fanellën e Spartak Moskës, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë në përballjen ndaj Orenburgut.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga pika e bardhë në minutën e 76-të, duke barazuar rezultatin në 1-1.


Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Premier së Rusisë.


Daku e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa në momentin e penalltisë u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar.

Për Dakun, ky ishte goli i parë që prej transferimit te Spartak Moska, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim me klubin e ri.


Ndërkohë, në fillim të këtij edicioni, Daku kishte shënuar edhe dy gola me Rubin Kazanin, para se të transferohej te gjiganti nga Moska. /Telegrafi/

telegrafi sport app