Invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka tronditur edhe ekonominë gjermane. E nuk është për t’u çuditur, sepse ajo është mjaft e angazhuar në Rusi.
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës do të rëndojë së tepërmi edhe marrëdhëniet ekonomike të Gjermanisë me Rusinë. Sidomos për Rusinë, Gjermania është partnere shumë e rëndësishme. Kurse, Gjermania e merr kryesisht naftën dhe gazin nga Rusia.
Gati gjysma e gazit që merr Gjermania vjen nga Gazprom e sipërmarrje të tjera ruse. Rusia është megjithatë një treg i rëndësishëm për ndërmarrjet gjermane edhe pse ka humbur një lloj rëndësie.
“Rusia në vitin 2020 renditej e 15-ta si partner i tregtisë së jashtme për eksportet gjermane”, thuhet nga Zyra Federale e Statistikave.
Ekonomia gjermane “e tronditur”
Ekonomia gjermane reagoi e tronditur pas fillimit të luftimeve.
Presidenti i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Peter Adrian u shpreh për DW, se “pasojat ekonomike të këtij invazioni janë të paparashikueshme ende, por ato me siguri janë shumë të rënda. Si president i DIHK sot mendoj në radhë të parë për punonjëset e punonjësit e sipërmarrjeve gjermane dhe Dhomës së Tregtisë së Jashtme në Ukrainë. Por edhe të punësuarit e ndërmarrjeve gjermane të Dhomës së Jashtme të Tregtisë në Rusi ndeshen tani me pasiguri shumë të mëdha”.
“Ne jemi plotësisht të tronditur për sulmin rus kundër Ukrainës. Ky sulm ndaj një shteti sovran, qytetareve dhe qytetarëve të tij, ndaj paqes në Evropë dhe botë nuk justifikohet me asgjë. Edhe kjo luftë do të njohë vetëm humbës”, tha në Berlin kreu i Dhomës Lindore të ekonomisë gjermane, Oliver Hermes pas invazionit rus.
Nga presidenti Vladimir Putin kërkohet që të ndalen menjëherë luftimet dhe të ketë kthim në tryezën e bisedimeve. Dhoma lindore ka punuar 70 vjet për ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike me Evropën Lindore.
“Ne e kemi parë veten si urëlidhës, që kontribuojnë për mirëkuptimin shoqëror e politik dhe pajtimin me rajonin”, thotë Hermes.
Partnerët e biznesit shpesh janë bërë edhe miq.
Ndërmarrjet gjermane reagojnë pas luftimeve
Pas fillimit të luftimeve koncerni i logjistikës dhe porteve në Hamburg (HHLA) ndali punën në terminalin e kontejnerëve në Odesa.
“480 punonjësit janë në siguri”, tha një zëdhënës.
Edhe koncerni Metro, mjaft i angazhuar në Rusi ka shprehur shqetësimin e tij.
“Përgjegjësia jonë si sipërmarrje në Rusi është për 10 mijë punonjësit tanë dhe 2.5 milionë klientët”, tha një zëdhënës i Metros.
Metro ka pasur në vitin e kaluar një xhiro vjetore prej 2.4 miliardë eurosh në Rusi, edhe në Ukrainë ky koncern është aktiv me një xhiro vjetore prej 800 milionë eurosh. Kurse prodhuesi i paneleve të allçisë, Knauf reagoi me mbylljen e fabrikës në Donbas pas invazionit rus.
“Si masë kujdesi” reaguam duke mbyllur fabrikën e atjeshme dhe punonjësit janë dërguar në shtëpi, thuhet. Kjo fabrikë ka 589 punonjës në këtë zonë.
Pas shpërthimit të luftimeve janë shprehur edhe institucionet financiare. Koncerni Allianz ka vetëm një pjesë të vogël të bonove ruse. Biznesi me bonot ruse ka ngrirë që para disa javësh, thuhet nga Allianz. Kurse, Deutsche Bank është shprehur në një reagim të parë për aktivizimin e planeve të emergjencës. Ky institucion është shprehur me shumë shqetësim për sulmin rus ndaj një vendi sovran evropian, që vë në pikëpyetje kufijtë në Evropë.
“Ne kemi përgatitur skenarë të ndryshëm dhe plane emergjence”, tha një zëdhënës.
Deutsche Bank e ka reduktuar angazhimin në Rusi nga viti 2015.
Për shkak të sulmit rus është shprehur i shqetësuar edhe kreu i Bordit të Mercedes Benz, Ola Källeniues.
“Shpresoj që ky konflikt të mund të zbutet për të ç’tensionuar situatën”, tha Källinius.
Ai shtoi se është një situatë që po e ndjekim me shumë kujdes.
“Në radhë të parë vijnë njerëzit, pastaj biznesi”, shtoi ai.
Sipas një zëdhënëseje të Mercedes Benz, koncerni nuk ka punonjës në Ukrainë, por një fabrikë në afërsi të Moskës.
Ukraina partnere më e vogël tregtare
Ndërmarrjet gjermane janë aktive në Rusi me investime. Sipas të dhënave të Bankës gjermane, Bundesbank, sipërmarrjet gjermane kanë investuar 24 miliardë euro në Rusi në vitet e fundit dhe punësojnë 280 mijë punonjës. Investimet direkte kapin shifrën e 25 miliardë eurove. Sipas Dhomës së Industrisë Gjermane dhe Tregtisë, veç markës Made in Germany dhe nevojës për modernizim Rusia ka qenë tërheqëse edhe për shkak të marzhit të lartë të fitimit. Kurse Ukraina është një partnere më e vogël.
Në Ukrainë janë aktive rreth 2,000 firma gjermane, me rreth 50 mijë punëtorë. Sipas Bundesbank Investimet Direkte gjermane kapin shifrën e 3.6 miliardë eurove. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri