Pas paralajmërimeve të vazhdueshme, të enjten me 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte nisur pushtimin e Ukrainës.
Për katër ditë më radhe, pati reagime e kundër reagime ndaj agresionit të Putinit. Ndër to edhe nga shteti i Kosovës.
Por, kur shtetet e tjera interesoheshin për qytetarët e tyre në Ukrainë, Kosova heshti, nuk pati një njoftim, numër telefoni apo adresë për ta. Ende nuk dihet sa shqiptarë ndodhen atje dhe çfarë ka ndodhur me ta pas ndalimit të fluturimeve atje.
Pra Minsitria e Jashtme dhe Diasporës, në këtë pikë nuk reagoi. Për katër ditë vetëm dy reagime bëri – atë për sanksionet që u miratuan nga Qeveria e Kosovës dhe një reagim tjetër në Twitter për agresionin rus në Ukrainë.
Ndërkaq, të dielën ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Lidhur me këtë reagoi gazetari Xhemajl Rexha.
Në rrjetin social Twitter, shkroi se minsitri Mehaj po e bën punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Po ashtu, Valon Canhasi nga Hallakate, në reagimin e tij e konsideroi dështim të madh, minsitren Gërvalla.
“Mjafton me i pa tweets të @MelizaHaradinaj e @Petrit e @vloracitaku etj. Me kuptu që ministrja e MPJ është dështim në diplomaci digjitale.Njëjtë edhe presidentja, as një tëeet prej vizitës në Turqi”, shkroi ai.
Ndryshe, më herët ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Kjo kërkesë e ministrit Mehaj është pasqyruar në mediat ndërkombëtare.
Fillimisht agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka shkruar për kërkesën e Mehaj, e cila më pas bëri jehonë edhe në mediat tjera./Telegrafi/
Armend Mehaj duke e bërë punën e Donika Gërvallës nicely. https://t.co/73DmWf2YA2
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) February 27, 2022
Mjafton me i pa tweets të @MelizaHaradinaj e @Petrit e @vloracitaku etj.
Me kuptu që Ministrja e MPJ është dështim në diplomaci digjitale.
Njejt edhe Presidentja, as një tweet prej vizitës në Turqi.#thash
— Valon Canhasi (@Redjakova) February 27, 2022
Digital diplomacy is so important in this day and age.
Kosova leaders, the world is watching. Now is time for you to be proactive in dismantling Serb propaganda and raising your voices about Serbia’s support of Russian aggression in Ukraine.
— Endrita (@endritax) February 27, 2022
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi për krime lufte i Dragisha Milenkoviqit, dëshmitari Ramadani: Kokën e kam të çarë nga maltretimet
Muhaxheri: Kurti ka kërkuar takim me Abdixhikun pas darkës me Krasniqin, e refuzuam
Mehmedoviq: Shëndeti i pacientëve është në rrezik për shkak të situatës në klinikat kirurgjikale
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore