LAJMI I FUNDIT:

Ditë e re në Kiev – Çfarë ka ndodhur në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë

Ditë e re në Kiev – Çfarë ka ndodhur në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë

Qytetarët ukrainas po zgjohen nga shpërthimet dhe tingujt e luftës në mëngjesin e tretë.

Beteja mbërrin në qytetin kryesor – Kievin, i cili ka përjetuar zhurmën e shkrepjeve të armëve.

Këto janë ngjarjet më kryesore që ndodhën gjatë ditës së djeshme.


Shpërthime gjatë natës: Shpërthime u raportuan brenda kryeqytetit në orët e para të së shtunës pas zhvillimit të atyre në periferi ndërsa trupat ruse përparonin në qytet. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjithashtu pranë qendrës së qytetit.

Fjalimi i Zelenskyt: Në një fjalim kombëtar të premten mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se ukrainasit do të qëndrojnë dhe do të luftojnë për vendin e tyre dhe akuzoi Rusinë për shënjestrimin e infrastrukturës civile. Ai gjithashtu refuzoi ti gjithashtu refuzoi të largohet nga vendi.

Bisedimet e paqes: Një zëdhënës i Zelenskyt tha se presidenti pranoi një propozim rus për të zhvilluar negociata dhe se ai është i gatshëm të flasë për paqen dhe një armëpushim.

Takimi i KS të OKB-së: Të premten, Rusia vuri veton ndaj një rezolute të propozuara nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Ukrainës. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan nga votimi. Pas votimit, 50 vende lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Rusia abuzoi me fuqinë e saj në bllokimin e rezolutës.

Sanksionet po shtohen: SHBA dhe Kanadaja njoftuan sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori