LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti ukrainas me kallashnikov rrugëve të Kievit

Ish-presidenti ukrainas me kallashnikov rrugëve të Kievit

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ishte parë i pajisur me kallashnikov rrugëve të Kievit, derisa ishte në intervistë të drejtpërdrejt me CNN.

Poroshenko foli në këtë intervistë nga kryeqyteti i vendit me një batalion të armatosur pas tij.

Në momentin kur gazetari i CNN e pyeti se sa mund t’i rezistonte Rusisë, Poroshenko u përgjigj: “Përgjithmonë”.


“Putini nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën, pavarësisht sa ushtarë ka, sa raketa ka, e sa armë bërthamore”, tha ai.

“Ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane”. /Telegrafi/