LAJMI I FUNDIT:

Dialogu me Serbinë, Bislimi: Është bërë përparim për energjinë në veri, po punojmë për takim të nivelit të lartë

Dialogu me Serbinë, Bislimi: Është bërë përparim për energjinë në veri, po punojmë për takim të nivelit të lartë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se është bërë përparim i dukshëm për të gjetur një zgjidhje finale për energjinë në veri të vendit. Kryenegociatori në dialogun me Serbinë tha se momentalisht po punohet për sigurimin e substancës së nevojshme për aranzhimin e takimit të radhës në nivel të krerëve të shtetit për të diskutuar për elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Në debatin parlamentar, ku po diskutohet për dialogun me Serbinë, Bislimi paraqiti edhe gjashtë principet e ekzekutivit në raport me dialogun.


“Me Serbinë diskutojmë vetëm për çështjet e mbetura dhe atë vetëm në kuadër një marrëveshje të tërësishme që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve e shtetin fqinj. Kjo marrëveshje duhet të trajtojë temat e pambyllura mes shteteve dhe të ndërtohet rreth njohjes reciproke si elementi kyç i saj.

Në asnjë rast nuk do të diskutohet për temat që vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, respektimin e kushtetutshmërisë dhe funksionalitetin e qeverisjes. Çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të hidhen në tavolinën e bisedimeve siç ka ndodhur më herët, ku palët kanë diskutuar për dizajnin e urave mbi lumenjtë e Kosovës.

Tema e të pagjeturve është nxjerrë nga ky princip për shkak të urgjencës që e ka dhe për të është biseduar gjatë secilit raund të negociatave.

Tre, tema e targave të veturave është biseduar jashtë kornizës për shkak të përfundimit të marrëveshjes paraprake, domosdoshmërisë së avancimit të problematikës në nivel të reciprocitetit të plotë dhe mundësisë së parë që kjo temë të rezultojë me një zgjidhje përfundimtare.

Angazhimi ynë ka ndjekur ngushtë edhe mandatin e ndërmjetësuesit Lajçak që nënkupton që kuadër të mandatit të tij për të mbështetur dhe implementuar marrëveshjet paraprake për njëjtat është diskutuar vetëm në nivel bilateral me BE-në.

Kurse në kuadër mandatit të tij për të ndërmjetësuar për marrëveshjen finale është diskutuar në forumin trelateral. Gjashtë, përmes qasjes sonë aktive dhe propozimeve kemi ndikuar në perceptimin e shteteve të BE-së për konstruktivitetin e palëve në dialog”, tha ai.

Siç njofton Kp, Bislimi, tha se grupet punuese për arritjen e një marrëveshje të përhershme për targat aktualisht po mbajnë takim në Bruksel.

Ai tha se në takimin e 22 shkurtit është bërë përparim i dukshëm për gjetjen e një zgjidhjeje finale për energjinë në veri.

“Në kuadër të angazhimeve të deritanishme kemi përparuar dukshëm në gjetjen e një zgjidhjeje finale për energjinë në veri. Problematikë kjo e trajtuar në kuadër të dialogut që nga vitit 2013, por e pazgjidhur deri tani. Kjo temë është diskutuar me BE-në edhe në takimin e fundit, pritjet tona janë që e njëjta të finalizohet shumë shpejt. Kjo do t’i hapte rrugë futjes në sistem legal të gjithë shfrytëzuesve të energjisë duke vendosur parimin e barazisë”, tha ai.

Bislimi tha se po punohet për aranzhimin e një takimi të nivelit të lartë në dialog.

“Për momentin jemi duke punuar për sigurimin e substancës së nevojshme për aranzhimin e takimit të radhës në nivel të krerëve të shtetit ku do të diskutohej për elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Në këtë drejtim në takimin e datës 22 shkurt, bashkë me z. Andin Hoti jemi harmonizuar për një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur me forcë, ku do të nënvizohej sërish urgjenca e kësaj teme”, tha ai.

Krahas këtyre, Bislimi tha se vazhdimisht në takimet e Brukselit ka ngritur çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori