LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi kundër agresionit rus në Ukrainë, fitorja është e lirisë dhe demokracisë

Haradinaj: Jemi kundër agresionit rus në Ukrainë, fitorja është e lirisë dhe demokracisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Rusia ka nisur operacionet ushtarake në Ukrainë.

Haradinaj ka thënë se agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë dhe se lutjet janë për popullin e Ukrainës.

“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë. Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë. Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë. Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, thuhet në reagimin e kreut të AAK-së.


Ndryshe, pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin sot (e enjte) urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Dy ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa 48 orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim, pasi që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm granatimet dhe sulmet ajrore nga ana e Rusisë nuk kanë të ndalur.

Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori