LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që e mori Messin nga Argjentina te Barcelona: Po vuan në një skuadër mercenarësh te PSG, nuk është dashur të largohej

Njeriu që e mori Messin nga Argjentina te Barcelona: Po vuan në një skuadër mercenarësh te PSG, nuk është dashur të largohej

Carles Rexach është njeriu që siguroi nënshkrimin e Lionel Messit për Barcelonën dhe ish-skauti ka folur për largimin e argjentinasit nga klubi, duke thënë se ne nuk e dimë se çfarë ndodhi në të vërtetë verën e kaluar dhe se ai do të kishte dashur ta kishte parë Messin të pensionohej në “Camp Nou”.

Rexach është një figurë e madhe në historinë e FC Barcelona për shumë arsye.  Ndër rolet e tjera, ai ishte lojtar, trajner, skaut, këshilltar sportiv dhe ndihmës i Johan Cruyffit.

Ai udhëtoi për në Rosario dhe siguroi nënshkrimin e Messit të ri në një pecetë restoranti.  Pjesa tjetër, siç thuhet është histori.


Lojtari më i madh në histori të Barcelonës u largua verën e kaluar dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit.

“Ne ende nuk e dimë të vërtetën për largimin e Messit dhe jam i sigurt se do të dalë me kohë”.

“Do të kisha dashur që ai të tërhiqej te Barcelona. Një njeri që ka lindur këtu, do të kisha dashur që ai të tërhiqej duke luajtur seriozisht, siç bënte… këtu”.

“Messi duhet të fitojë Kupën e Botës dhe të pensionohet. Ai e meriton atë”, ka thënë Rexach për Super Radio Deportivo në Argjentinë.

Rexach komentoi gjithashtu situatën shumë të ndryshme në të cilën ndodhet ish-ylli i tij në PSG në krahasim me Barcelonën .

“Messi po vuan në PSG , është një ekip mercenarësh”.

“Ata nuk luajnë futboll të bukur apo spektakolar apo edhe si skuadër, ata fitojnë sepse një ditë shfaqet Neymar, tjetrën është Messi , pastaj [Kylian] Mbappe, dhe ata ia dalin, por nuk kanë identitet, si ekip”.

“Messi është i detyruar të kthehet në Barcelonë në çfarëdo roli që dëshiron. Do të doja që ai të qëndrojë dhe të jetojë në Barcelonë. Jeta e tij futbollistike duhet të përfundojë këtu”, deklaroi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori