LAJMI I FUNDIT:

Dega e LDK-së në Obiliq nuk e pranon komisionin e caktuar nga Kryesia për organizimin e zgjedhjeve të brendshme

Dega e LDK-së në Obiliq nuk e pranon komisionin e caktuar nga Kryesia për organizimin e zgjedhjeve të brendshme

Kryesia e LDK-së ka vendosur që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në disa degë të kësaj partie.

Njëra ndër degët që do të shkojë në zgjedhje është edhe Obiliqi.

Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar.


Në një postim në Facebook, kryetari aktual i Degës, Mehmet Krasniqi thotë se nga Kryesia Qëndrore janë manipuluar emrat që do të bartin procesin zgjedhor.

“Pardje në kryesinë e degës sonë kishim në takim pune Nenkryetarin e LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe Sekretarin Imri Ahmeti.

Pas shumë diskutimeve përmbajtjesore kah fundi i takimit, G.Muhaxheri nxori në dritë përcaktimin e tij që komisioni që do të udhëheq procesin zgjedhor në përgjithësi në Obiliq të përbëhet nga:

Kryetarja e FG-së G.Aliu

Kryetari në detyrë i FR L.Simnica

Anetarët kryesisë V.Aliu, H.Raqi apo A.Preniqi

Sot na erdhi Vendimi i shkruar nga i njëjti duke ndërruar e falsifikuar në tërsi përbërjen e komisionit. Tre (3 )të parët të emëruar në këtë Vendim nuk ishin fare pjesë e mbledhjes dhe opinioni e din që dy prej tyre në rundin e parë të zgjedhjeve punuan kundër LDK-së dhe kandidatit të saj;ndërsa i katerti(4) nuk është në asnjë cilësi anëtar i LDK-së, përkundrazi është militant i IQ-së dhe drejtor komunal në mandatet e XH.G.”, ka njoftuar Krasniqi.

Krasniqi për këtë “manipulim gishtin e drejton nga nënkryetari Gazmend Muhaxheri.

“Sidoqoftë, LDK-ja në Obiliq e hedh poshtë këtë Vendim të falsifikuar e të pa mbështetur në asnjë normë statutare të LDK-së, sikur që konstaton që i tërë ky proces ka filluar të zhvillohet në kundërshtim të plotë me aktet normative të partisë dhe i bënë thirrje Kryetarit Lumir Abdixhiku që ta anulojë këtë Vendim të falsifikuar e kontrabanduar dhe të përcaktojë dikend tjetër nga kryesia me u marr me procesin në Obiliq”.

“E ftojmë elektoratin tonë ta ken besimin e plotë te kryesia dhe strukturat legjitime të degës dhe të përgatiten edhe njëherë t’i japin përgjigjen meritore ardhacakve-muhaxhirëve politik sikur që ka dit t’ua tregojë vendin profiterëve e mercenarëve politik që në çdo zgjedhje janë munduar më kot ta grabisin e vjedhin shtëpinë tonë LDK-në që e kemi ndërtuar e kultivuar me mund, djersë, dije…

Këtu jemi e do të jemi den babaden”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Obiliq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori