LAJMI I FUNDIT:

Ukraina raporton dy ushtarët të vrarë nga bombardimet e separatistëve

Ukraina raporton dy ushtarët të vrarë nga bombardimet e separatistëve

Ushtria ukrainase tha se dy ushtarë u vranë dhe katër u plagosën si pasojë e granatimeve nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën; ku një shpërthim dhune këtë javë ka ngjallur frikën se mund të jetë shkas për veprimin ushtarak nga Rusia.

Siç bëhet e ditur, ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 70 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga fillimi i ditës krahasuar me 66 raste gjatë 24 orëve të mëparshme, transmeton Telegrafi.


Separatistët hapën zjarr në më shumë se 30 vendbanime përgjatë vijës së frontit duke përdorur artileri të rëndë, e cila është ndaluar nga marrëveshjet që synojnë qetësimin e konfliktit afatgjatë, tha ushtria.

Një grup ligjvënësish dhe media të huaja që vizituan zonën e konfliktit u sulmuan dhe iu duhej të evakuoheshin në një strehë, tha një zëdhënës i partisë së presidentit Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë të veçantë të shtunën.

Zyrtarët separatistë akuzuan Ukrainën në faqen e medieve sociale Telegram për bombardimin e zonave të kontrolluara nga separatistët dhe thanë se duhej të përgjigjeshin në përputhje me rrethanat.

Incidentet e bombardimeve përgjatë vijës që ndan forcat qeveritare dhe separatistët u rritën ndjeshëm këtë javë, në atë që qeveria ukrainase e quajti një provokim. Kjo e fundit mohoi fuqishëm sugjerimet e Rusisë se Kievi mund të nisë një ofensivë në Ukrainën lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori