LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas mund të mos merr pjesë në konferencën e Munichut pasi po rritet mundësia e një pushtimi rus

Presidenti ukrainas mund të mos merr pjesë në konferencën e Munichut pasi po rritet mundësia e një pushtimi rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të anashkalojë Konferencën e Sigurisë në Munichut këtë fundjavë pasi ekziston frika e një pushtimi nga ana e Rusisë ndërsa po përshkallëzohet dhuna në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Zelensky i tha NBC News të premten se presidenti mund të rishikojë planet e tij për të marrë pjesë në konferencë nëse situata përkeqësohet.

“Presidenti Zelensky po planifikonte të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, tha zëdhënësi. “Tani po vëzhgojmë situatën, e cila po bëhet gjithnjë e më dramatike”.


Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e tij pritet të merret në orët në vijim, raporton nypost.

“Nëse ka një përshkallëzim dramatik ose disa mesazhe shqetësuese, atëherë ai mund të ndryshojë mendje”, shtoi ai.

Zelensky ishte planifikuar të nisej për në Gjermani të shtunën në mëngjes dhe ishte planifikuar të takohej me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris.

Që nga e enjtja, rajoni ka parë sulme me bomba ndërsa zyrtarët ukrainas dhe rebelët separatistë kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet.

Ndryshe, Rusia gjer më tani ka dislokuar mbi 150 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori