LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim tjetër në Luhansk të Ukrainës

Shpërthim tjetër në Luhansk të Ukrainës

Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar për një shpërthim të dytë në zonën e Luhanskut të kontrolluar nga separatistët.

Një numër i mediave ruse, duke përfshirë Tass, Ria Novosti dhe Interfax – duke cituar burime separatiste – kanë raportuar shpërthimin, i cili erdhi afërsisht 40 minuta pasi një tjetër shpërthim u raportua në një tubacion gazi në zonë.

Shkaqet e shpërthimeve mbeten të paqarta. Deri më tani nuk raportohet për viktima.


Raportohet për një shpërthim në Luhansk të Ukrainës
Lexo po ashtu Raportohet për një shpërthim në Luhansk të Ukrainës

Videoja e paverifikuar e shpërndarë në Twitter duket se tregon flakët në vendin e shpërthimit.

Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin. /Telegrafi/