LAJMI I FUNDIT:

Sveçlës me kabinetin e tij rreth 40 mijë euro i kushtuan udhëtimet, drekat e darkat gjatë vitit 2021

Sveçlës me kabinetin e tij rreth 40 mijë euro i kushtuan udhëtimet, drekat e darkat gjatë vitit 2021

Rreth 40 mijë euro është shuma që kabineti i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shpenzoi gjatë vitit 2021 për dreka e darka zyrtare, udhëtime e reprezentacion.

Mbi 19 mijë euro i kanë kushtuar taksapaguesve të Kosovës udhëtimet jashtë vendit gjatë vitit 2021 të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë vlerë përfshihen mbi 5 mijë euro të shpenzuara për bileta të aeroplanit dhe mbi 13 mijë euro për shpenzime të udhëtimit, akomodimit e mëditjet.


Këto të dhëna i janë dërguar si përgjigje në interesimin e RTV Dukagjinit për shpenzimet e ministrit Xhelal Sveçla dhe kabinetit të tij nga 23 mars 2021, kur Qeveria Kurti ka marrë detyrën e deri më 31 dhjetor 2021.

Ministri Sveçla dhe shefja e kabinetit të tij, Jeta Tela-Shema ka shpenzuar më së shumti për udhëtime jashtë Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se për cilat shtete ministri Sveçla ka blerë bileta udhëtimi.

Gjatë kësaj kohe sipas MPB-së, Sveçla ka udhëtuar vetëm për në Kroaci dhe në Austri.

Udhëtimet më të shpeshta duket se kanë qenë për në Vjenë, pasi vetëm në qershor të vitit 2021, janë blerë tri bileta për atje, në vlerë prej 933 euro, raporton RTV Dukagjini.


Kurse në tetor janë paguar 1 mijë e 141 euro, prej tyre 887 euro për dy udhëtime në Austri dhe 264 euro për në Zagrep.

Shpenzime po ashtu janë bërë edhe për dreka e darka zyrtare.

Gjithsej, 19 mijë e 136 euro kanë kushtuar drekat, darkat zyrtare dhe shpenzimet e reprezentacionit, si dhe shpenzimet e ushqimit dhe akomodimit.

Për kategorinë e parë, Sveçla dhe kabineti i tij 5 mijë e 306 euro, kurse për të dytën 13 mijë e 755 euro. /Telegrafi/RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori