LAJMI I FUNDIT:

Mustafa i thotë Kurtit e Osmanit: S’mund ta zhbëni historinë, Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë

Mustafa i thotë Kurtit e Osmanit: S’mund ta zhbëni historinë, Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë

Në ceremoninë e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimeve të tyre në Kuvend para deputetëve, nuk e kanë zënë fare në gojë ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili më 17 shkurt 2008 lexoi Deklaratën e Pavarësisë, as ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Lidhur me këtë ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili thotë se në ditë të tilla duhet t’iu njihet kontributi të gjithëve, përfshirë edhe Thaçin që kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

“Unë mendoj se në raste të tillë duhet të vlerësohet kontributi i çdo njërit, edhe kontributi i presidentit Thaçi, përkatësisht Thaçit si kryeministër i vendit sepse ai atëherë e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë. Edhe kontributi i presidentit Fatmir Sejdiu, edhe kontributet e të gjithë atyre që kanë punuar dhe ndihmuar për pavarësi, sepse historia nuk mund të rishkruhet mbi bazën e një mandati, apo të qenunit në një moment të caktuar në qeveri apo presidencë. Askush nuk mund ta zhbëjë faktin që në aktin e shpalljes së pavarësisë ka qenë edhe z. Thaçi, ka qenë edhe z. Krasniqi, z.Fatmir Sejdiu si president, prandaj unë mendoj që meritat e tyre janë aty”, ka thënë Isa Mustafa, për Kanal10.


Ish-kryeministri Mustafa ka deklaruar se askush s’mund ta shlyejë atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe se të gjithëve duhet t’iu njihet kontributi.

“Për raste të tilla unë vlerësoj se duhet të ketë protokolle strikte. Sa i përket asaj se çfarë duhet të thuhet dhe të prezantohet në një rast të tillë edhe të asaj se si duhet të zhvillohet ceremonia. Dhe në këtë rast unë mendoj se edhe çështjet e protokollit edhe ndoshta edhe çështjet e njerëzve që janë në krye të institucioneve, nuk kanë qenë në nivel. Por unë mendoj se duhet të kemi kujdes në raste të tilla, duhet të vlerësojmë punën e çdo njërit. Çështje të tjera janë situatat me të cilat po ballafaqohen tani edhe ish-presidenti i vendit, në fakt dy kryetarët z. Krasniqi dhe z. Veseli. Kjo është situatë tjetër. Kjo që është sot nuk mund ta fshijë atë që ka qenë dje, as kontributin e tyre në luftë. Gjykata do ta bën punën e vet, por ne duhet vlerësojmë veprat dhe kontributin e çdonjërit”, ka thënë Mustafa, kur është pyetur nëse presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, qëllimshëm nuk e përmendën Thaçin në fjalimet e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori