LAJMI I FUNDIT:

Policia malazeze arreston ish-sekretarin e MTI-së të Kosovës, u kap me rreth 50 kg drogë në veturë

Policia malazeze arreston ish-sekretarin e MTI-së të Kosovës, u kap me rreth 50 kg drogë në veturë

Mediat malazeze kanë raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci (41) është arrestuar sot në një vendkalim kufitar mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.

Siç shkruan Vijesti, Rreci është arrestuar sot herët në mëngjes, në terminalin e daljes.


Nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave zyrtarisht kanë njoftuar se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të tipit “Audi” me targa të Kosovës, të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë, transmeton telegarf.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës narkotike, për të cilën dyshohet se është drogë e llojit marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. B.R. është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale prodhim, posedim dhe shpërndarje e pautorizuar e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori