Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se për këto dhjetë muaj qeverisje Qeveria Kurti ka pasur suksese të mëdha dhe asnjë aferë.
Bajqinovci në RTV Dukagjini ndër sukseset më të mëdha të Qeverisë Kurti gjatë vitit të parë ishte menaxhimi i pandemisë.
Deputeti i shumicës parlamentare thotë se raporti i Transparency International tregon se Qeveria është e pastër nga skandalet dhe korrupsioni.
“Matja e percepsionit bëhet në bazë të skandaleve që ndodhin. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë skandal. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë rast korruptiv”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LVV-së ka folur edhe për numrin e madh të aplikuesve në ambasadat e huaja.
“Ambasada e Gjermanisë vetëm 4,500 viza pune i jep për Kosovën brenda një viti. Ato 50 mijë aplikime janë grumbulluar me vite të tëra e jo tani. Edhe para dy viteve kanë qenë rreth 60 mijë aplikime. Prandaj këto 50 mijë aplikime nuk janë bërë vetëm tani. Këta persona kanë ri aplikuar me sistemin e ri”.
“Nuk duhet të na gjuhen neve në qafë këto 50 mijë aplikime. Secili ka aplikuar së paku për të dytën herë. Këta njerëz janë duke pritur për vizë prej një kohe të gjatë”, deklaroi tutje Bajqinovci./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe