Presidenti amerikan Joe Biden dëshiron ta përdorë rreth gjysmën e rezervave të ngrira valutore të Afganistanit në Shtetet e Bashkuara për kompensime të mundshme të viktimave të terroristëve, kurse pjesën tjetër për ndihma humanitare.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden nënshkroi në Washington një dekret, sipas të cilit të gjitha rezervat valutore afgane të depozituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokohen dhe transferohen në Bankën Qendrore në New York.
Shtatë miliardë dollarët e konfiskuar nga Banka Qendrore e Afganistanit, të cilat ruhen në Shtetet e Bashkuara, do të përdoren për dy qëllime. Gjysma e parave do të shkojë në ndihmë të afganëve në nevojë, ndërsa gjysma tjetër do të përdoret për familjet e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas vëzhguesve konfiskimi i pasurive të një shteti tjetër është një veprim tejet i pazakontë.
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht 2021, kriza humanitare në Afganistan është përkeqësuar në mënyrë drastike. Sipas OKB-së miliona vetë janë në rrezik nga uria.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë bërë thirrje për para për ndihma humanitare për shkak të rrezikut të urisë. SHBA do të vërë rreth 3.5 miliardë nga shuma e konfiskuar në dispozicion të këtyre ndihmave.
Dëmshpërblime për viktimat e terroristëve
Kurse pjesa tjetër e parave nga fondet e ngrira të Bankës Qendrore afgane do të mbahen në SHBA dhe do të rezervohen për “viktimat amerikane të terrorizmit” që kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë.
Shumë viktima amerikane të terrorizmit, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të viktimave që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë ngritur në gjykatat e SHBA-së padi kundër talibanëve dhe kërkojnë dëmshpërblime që do të paguhen prej fondeve të ngrira të Bankës Qendrore afgane.
Paratë e Bankës Qendrore afgane të depozituara në SHBA u ngrinë pas fitores së talebanëve. Një zyrtar i qeverisë amerikane tha se kur ata morën pushtetin jashtë vendit gjendeshin rreth 9 miliardë dollarë nga rezervat valutore afgane. Shtatë miliardë dollarë ishin në SHBA, pjesa tjetër e shpërndarë në Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër dhe vende të tjera. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje