LAJMI I FUNDIT:

Rusisë “nuk i plas fare” për kërcënimet e Perëndimit për sanksione, pretendon ambasadori kontrovers rus në Suedi

Rusisë “nuk i plas fare” për kërcënimet e Perëndimit për sanksione, pretendon ambasadori kontrovers rus në Suedi

Ambasadori kontrovers i Rusisë në Suedi, Viktor Tatarintsev i tha një gazete suedeze se Moska nuk brengoset fare për kërcënimin e sanksioneve perëndimore për krizën në Ukrainë.

“Më falni për fjalët, por neve ‘nuk na plas fare’ për sanksionet e tyre”, citohet të ketë thënë Viktor Tatarintsev për gazetën Aftonbladet në një intervistë të postuar në faqen e saj të shtunën vonë, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi pasur tashmë kaq shumë sanksione dhe në këtë kuptim ato kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë”, ka pretenduar diplomati veteran, i cili flet rrjedhshëm suedisht dhe është dërguar katër herë në vendin skandinav.


“Ne jemi më të vetë-mjaftueshëm dhe kemi mundur të rrisim eksportet tona. Ne nuk kemi djathë italianë apo zviceranë, por kemi mësuar të bëjmë djathëra rusë po aq të mirë duke përdorur receta italiane dhe zvicerane”, tha ai, shkruan Newsweek.

“Sanksionet e reja nuk janë asgjë pozitive, por jo aq të këqija sa e thotë Perëndimi”, shtoi ai.

Veç këtyre, Tatarintsev akuzoi Perëndimin se nuk e kuptonte mentalitetin rus.

“Sa më shumë Perëndimi të bëjë presion mbi Rusinë, aq më e fortë do të jetë përgjigja ruse”, tha ai.

Komentet e diplomatit vijnë pasi shtetet perëndimore kanë frikë se Moska po përgatit një pushtim të Ukrainës, pasi pothuajse ka rrethuar fqinjin e saj perëndimor me më shumë se 100,000 trupa.

Dhe në këtë drejtim Uashingtoni ka paralajmëruar se një pushtim i gjithanshëm mund të fillojë “çdo ditë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori