LAJMI I FUNDIT:

Ermal Mamaqi i dërgon një mesazh Beatrix Ramosajt: Fakti që ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne të tjerët mos ta përmendim Borën

Ermal Mamaqi i dërgon një mesazh Beatrix Ramosajt: Fakti që ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne të tjerët mos ta përmendim Borën

Mbrëmë (e premte), në spektaklin e Big Brother VIP u diskutia për një situatë tjetër në të cilën u përfshinë çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja e njohur mungoi mbrëmë në spektakël dhe gjithashtu anuloi hyrjen në shtëpinë e famshme si pjesë e një darke të organizuar për ish-banorët.

Arsyeja e kësaj mungese ishte një shaka e aktorit, Ermal Mamaqi që bëri kur ai bashkë me disa emra të tjerë të njohur qëndruan për disa ora në shtëpinë e BB VIP.


Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ermali gjatë një diskutimi me banorët e tjerë përmendi Bora Zemani duke thënë se do të ishte aktore në sezonin e ri të serialit të tij ‘Hot’, deklaratë që ngjalli edhe reagimin e Donaldit, ndërsa u përfshi edhe emri i Beatrix.

Kjo ka bërë që ish-banorja, Beatrix Ramosaj të mos ishte prezente, e cila sipas prezantuese, Arbana Osmani është mërzitur nga situata e krijuar.

Pas kësaj, përmes një video në Instagram ka reaguar edhe një herë aktori i humorit, Mamaqi, i cili tha se njeh Beatrix edhe familjarisht dhe nuk kishte për qëllim ta mërziste.

Foto: Ermal Mamaqi/Instagram

“Ky është mesazh për Trixë, të kam shumë xhan të njoh familjarisht dhe më vjen shumë keq që je prekur deri në këtë pikë, ajo ishte një shaka shoqërore dhe unë ia lejova vetit. As Donaldi dhe as banorët nga brenda dhe jashtë, madje as opinionistët dhe të gjithë publiku dhe të gjithë ata që komentuan asnjëri nuk mendonte se ishte një shaka e tepruar ose tendencioze, t’i më njeh unë nuk rri dot pa bërë shaka”, tha Ermali.

Beatrix anulon hyrjen në Big Brother VIP në momentin e fundit pas shakave ku u përfshinë ajo dhe Bora Zemani - vendimi i saj nervozon Donaldin
Lexo po ashtu Beatrix anulon hyrjen në Big Brother VIP në momentin e fundit pas shakave ku u përfshinë ajo dhe Bora Zemani - vendimi i saj nervozon Donaldin

Ndërkohë, aktori gjithashtu kërkoi që ajo të shkonte në darkën e organizuar në shtëpinë e Big Brother VIP dhe nëse dëshiron të ndahet nga Donaldi të gjej ndonjë arsye tjetër.

Foto: Top Channel

“Fakti se ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne asnjëherë të mos përmendim në prezencën e tij Borën sepse edhe ajo njeri, është shqiptare është dhe ka të drejtën e vetë të ekzistojë, ai djalë ndjen diçka që u mërzit, sinqerisht nuk do të doja që unë të isha shkak për këtë problem mes jush, bëni cfarë të doni, nëse doni ndahuni por pas kësaj, nuk e kam fajin unë pse ndaheni ju shko te ai dhe më pas gjej ndonjë gjë tjetër për t’u ndarë”, tha tutje ai.

Por, këngëtarja përfundimisht anuloi pjesëmarrjen, teksa disa ish-banorë kanë hyrë në shtëpinë e famshme dhe kanë shijuar një darkë me katër finalistët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori