LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Pushtimi i Ukrainës mund të fillojë në çdo moment, qytetarët amerikanë të largohen brenda 48 orëve

SHBA: Pushtimi i Ukrainës mund të fillojë në çdo moment, qytetarët amerikanë të largohen brenda 48 orëve

Rusia ka trupat në vend për të pushtuar Ukrainën “në çdo kohë” dhe qytetarët amerikanë duhet të largohen brenda 48 orëve të ardhshme, ka paralajmëruar SHBA.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Shtëpia e Bardhë tha të premten se një pushtim mund të fillojë me bombardime ajrore që do të vështirësojnë nisjet dhe do të rrezikojnë civilët.

Një mori vendesh të tjera iu kanë kërkuar gjithashtu shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.


Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se forcat ruse tani janë “në një pozicion për të qenë në gjendje të ndërmarrin një aksion të madh ushtarak” dhe iu kërkoi qytetarëve amerikanë në Ukrainë që “të largohen sa më shpejt të jetë e mundur”, në vërejtjet që shihen si një përshkallëzim i qartë në urgjencën e paralajmërime nga zyrtarët amerikanë.

“Ne padyshim nuk mund të parashikojmë të ardhmen, nuk e dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë, por rreziku tani është mjaft i lartë dhe kërcënimi tani është mjaft i menjëhershëm sa që [largimi] të jetë i kujdesshëm”, tha ai.

Sullivan shtoi se administrata nuk e din nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim përfundimtar për të pushtuar, por tha se Kremlini po kërkonte një pretekst për të justifikuar veprimet ushtarake, të cilat ai tha se mund të fillonin me bombardime intensive ajrore.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se forcat e reja ruse kishin mbërritur në kufi në atë që ai e përshkroi si “shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus”.

“Ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë, dhe për të qenë të qartë, kjo përfshin edhe gjatë Lojërave Olimpike [të cilat përfundojnë më 20 shkurt]”, tha Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori