LAJMI I FUNDIT:

Uzuni: Transferimi në Granada një ëndërr e bërë realitet, dua të shënoj shumë gola

Uzuni: Transferimi në Granada një ëndërr e bërë realitet, dua të shënoj shumë gola
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është bashkuar me skuadrën spanjolle Granada në ditën e fundit të afatit kalimtar dimërorë.

Sulmuesi shqiptar pas suksesit në Hungari me Ferencvaros, bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar skuadrës spanjolle.

Debutimi i shqiptarit me këtë skuadër erdhi në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit, ku reprezentuesi shqiptar bëri një ndeshje shumë të mirë, pa marrë parasysh humbjes 1-0.


Megjithatë konferenca e parë e Uzunit si futbollist i Granadas ka ardhur vetëm sot, ku shqiptari ka folur për të gjitha.

“Dua ti falënderoj ata që gjenden këtu sot. Dua të falënderoj trajnerin që besoi tek unë dhe më solli këtu. Jam gati të nis këtë aventurë të re. Sa për Granadën historia flet vetë”, tha fillimisht Uzuni.

Sulmuesi shqiptar tha se La Liga është kampionati më i mirë në botë, derisa Granadan e njeh nga përballja me Teutën dhe në kampionat ka luajtur edhe Rey Manaj.

“La Liga është një ndër kampionatet më të forta në botë. E njihja që nga sezoni i kaluar kur ky klub u ndesh me skuadrën e Teutës në Ligën e Evropës. Gjithashtu këtu ka luajtur dhe miku im Rey Manaj kështu që di shumë për këtë klub”, deklaroi Uzuni.

26-vjeçari ka thënë se për të është një ëndërr e bërë realitet që është transferuar në La Liga, derisa thotë se do të shënojë shumë gola.

“Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Ishte një ndeshje e vështirë ajo që luajtëm në ‘Santiago Bernabeu’. Ne kemi lojtarë të mirë”.

“Unë mendoj se duke luajtur së bashku si një grup atëherë dhe rezultatet do të vijnë. Unë dua të shënoj gola, por në atë moment nuk kisha shumë mundësi, por besoj se në ndeshjet e tjera do ja dal”, deklaroi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Kalo në kategori