Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit F.M., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh nga data 09.02.2022.
Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 09.02.2022 rreth orës 21:00 minuta në fshatin Konushefc, Komuna e Podujevës, të pandehurit M.Q., dhe F.M., në cilësi të bashkëkryerësve, së bashku me dy persona të tjerë për momentin të panjohur, pa autorizim kanë shpërndarë dhe transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje.
“…fillimisht i pandehuri M.Q., ka komunikuar me telefon me të pandehurin F.M., në automjetin e tij Audi A8, me targa të Gjermanisë, ka ngarkuar substancën narkotike të llojit ‘Marihuanë’ në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës, dhe me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e të pandehurit F.M., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri pronë e të pandehurit F.M.
…pastaj sërish këto çanta me ‘Marihuanë’ i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës, kështu i pandehuri F.M., me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia siguron rrugën, i pandehuri M.Q., në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, në cilësinë e bashkëkryerësve, të dyshuarit kishin për ta kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Mickoski: Do të ishte tradhëti nëse do të thoja se çështja maqedonase ka përfunduar
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Haradinaj pritet në Pentagon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar