LAJMI I FUNDIT:

Biden për situatën në Ukrainë: Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, amerikanët tani duhet të largohen nga Ukraina

Biden për situatën në Ukrainë: Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, amerikanët tani duhet të largohen nga Ukraina

Presidenti amerikan, Joe Biden u kërkoi të enjten amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke paralajmëruar se “gjërat mund të çmenden shpejt” në rajon.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani”, tha Biden në një intervistë të regjistruar me Lester Holt të NBC News.

Duke iu referuar Rusisë, e cila ka grumbulluar trupa në kufirin e saj me Ukrainën, presidenti amerikan, “Nuk është se kemi të bëjmë me një organizatë terroriste. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt”, pohoi ai.


I pari i shtetit amerikan ndër të tjerash deklaroi se “nuk ka” një situatë që mund ta shtyjë atë të dërgojë trupa amerikane për të shpëtuar amerikanët që përpiqen të dalin nga Ukraina, duke shtuar se “Do të ishte një luftë botërore në rast se amerikanët dhe rusët do të fillojnë të qëllojnë kundër njëri-tjetrit”, raporton cnn.

Nëse presidenti rus, Vladimir Putin është “mjaft budalla sa të ndërhyjë, ai është mjaft i zgjuar që të mos bëjë asgjë që do të ndikonte negativisht tek qytetarët amerikanë”, shtoi Biden.

Shtëpia e Bardhë ka miratuar një plan që përfshin afro 2000 trupa amerikane për t’i dislokuar në Poloni në mënyrë që t’i ndihmojë amerikanët në evakuimin prej Ukrainës nëse e pushton Rusia, sipas zyrtarëve amerikanë.

Forcat amerikane nuk janë aktualisht të autorizuara të hyjnë në Ukrainë nëse shpërthen një luftë dhe nuk ka plane që ato të kryejnë një operacion evakuimi joluftarak të ngjashëm me operacionin e SHBA-së në Afganistan.

SHBA ka vlerësuar se Rusia ka më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën, me mijëra të shtuar vetëm këtë javë, sipas një zyrtari të administratës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori