LAJMI I FUNDIT:

Shkrepën plumba mbi veturën e kryeministrit të Libisë, Abdulhamid Dbeibah i shpëton pritës së organizuar

Shkrepën plumba mbi veturën e kryeministrit të Libisë, Abdulhamid Dbeibah i shpëton pritës së organizuar

Persona të armatosur kanë sulmuar konvojin e kryeministrit të Libisë, Abdulhamid Dbeibah në Tripoli.

Siç raporton Al Jazeera, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të mërkurës, derisa kryeministri po kthehej në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Një plumb ka përshkuar dritaren e veturës brenda të cilës gjendej kryeministri, ku për fat të mirë ai dhe shoferi kanë shpëtuar pa lëndime.


Autoritet përkatëse kanë filluar hetimet. E për sulmin ka raportuar edhe Reuters, që theksoi se një burim i afërt me kryeministrin incidentin e ka cilësuar si tentimvrasje.

Raportohet se plumbat janë shkrepur nga afërsia, që sipas ekspertëve të sigurisë ishin plumba të pushkës automatike kallashnikov.

E nëse konfirmohet tentimvrasja, kriza mbi kontrollin e Libisë do të mund të përkeqësohej më shumë, shkruan Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori