LAJMI I FUNDIT:

Pioli flet pas fitores ndaj Lazios: Triumfi në derbi na ka dhënë energji të madhe

Pioli flet pas fitores ndaj Lazios: Triumfi në derbi na ka dhënë energji të madhe

Milani ka arritur të sigurojë plasmanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas fitores së thellë në çerekfinale ndaj Lazios.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat të thellë 4-0, ku golat u shënuan nga Rafael Leao, Franck Kessie dhe dy të tjerë nga Olivier Giroud.


Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se fitorja në derbi me Interin ka ndikuar për së miri, pasi tani kanë më shumë energji.

“E shfrytëzuam në maksimumin fitoren e derbit për t’i dhënë vetes më shumë energji, besim dhe bindje. E gjithë atmosfera është pozitive, ishim të përqendruar dhe kontrolluam lojën gjatë 90 minutave”, tha Pioli.

Tutje trajneri italian ka folur edhe për ndeshjet gjysmëfinale, ku përballë do ta kenë rivalin lokal Interin.

Si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërtit duan ta fitojnë këtë garë dhe Pioli thotë se do ta japin maksimumin.

“Këto janë gjithmonë ndeshje speciale për t’u përgatitur dhe shumë stimuluese. Kupa e Italisë është një garë që të dyja klubet duan ta fitojnë, kështu që do të përpiqemi të japim maksimumin ndaj kundërshtarëve që e dimë që janë shumë të fortë”, u shpreh trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori