LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi kualifikohet në finalen e madhe, do të takohet me Prishtinën

Bashkimi kualifikohet në finalen e madhe, do të takohet me Prishtinën

Në një ndeshje fantastike Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 77:80 (27:19, 18:27, 9:18, 23:16), për tu kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej tetë pikësh, 15:8, e duke e rritur më shumë epërsinë në çerekun e parë deri në 12 pikë, 27:15, ndërsa kjo pjesë përfundon 27:19.

Mysafiret nuk dorëzohen dhe kundërpërgjigjen shpejt, për të barazuar rezultatin në 31:31, e duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 33:40, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 45:46.


Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë, për të ngritur epërsi në nëntë pikë, 45:54, megjithatë pejanet rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet një lojë e barabartë në parket, por në fund të periodës së tretë, vashat mysafire sërish shkëputen, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:64. Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit.

Kampionet e Kosovës zhvilluan një lojë shumë të mirë, duke barazuar shifrat në 73:73 dhe 77:77, por në çastet vendimtare, basketbollistet e Bashkimit ishin më të vëmendshme, duke triumfuar 77:80, për tu kualifikuar në finalen e madhe, ku do të përballen me Prishtinën.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 15:00 në Pejë.

Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 20 pikë e 15 kërcime dhe Taylor Barnes me 21 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Besjana Martinaj me 21 pikë e pesë asistime, Monieque Coker me 14 pikë e tetë kërcime dhe Hill Denise me 17 pikë e pesë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori